Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ndau sot thirrjen për qytetarët që t’i bashkohen protestës së thirrur nesër nga opozita.
Protesta e njoftuar për herë të parë nga kryedemokrati Sali Berisha, do të mbahet para godinës së Kuvendit, si mesazh për politikën ndërsa të enjten pritet të votohet projektligji për ndryshimet territoriale.
Më këtë rast, Këlliçi ndan qëndrimin e tij për një protestë të madhe, që siç shprehet përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, duhet të ndodhë për t’i treguar kryeministrit Edi Rama se bashkitë e vendit nuk janë prona e tij private.
Postim i plotë:
Të enjten, më 8 tetor, në orën 10:00, bashkohemi para Parlamentit, aty ku Edi Rama ka në plan të fshijë 15 bashki me forcën e kartonave.
Ky është një akt tjetër i rëndë që kreu i organizatës bën ndaj njerëzve dhe për interesat e tij elektorale.
Me demokratët dhe banorët e këtyre bashkive, me qytetarët bashkohemi para Parlamentit e t’i tregojmë Edi Ramës se bashkitë nuk janë prona e tij private.
Ky regjim i korruptuar po bie, por ne duhet t’i japim goditjen finale
Burimi: botasot.info


