Nën sloganin “Luaj me më të mirët”, Videolotaria Casinos Austria me donacion prej 43.500.000 denarë ndërtoi 17 kënde lojërash për fëmijë në mbarë Maqedoninë. Gjithashtu, në Shkup tashmë kanë filluar të realizohen edhe dy kënde të reja të lojërave.
Videolotaria Casinos Austria, si kompani me përgjegjësi sociale, përpiqet të jetë lider që vazhdimisht kontribuon në zhvillimin e komunitetit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Në angazhimin tonë për një komunitet më të mirë, sporti dhe krijimi i lidhjeve mes sportit dhe të rinjve zë një vend të rëndësishëm.
Me buxhet prej 43.500.000 denarë, kompania jonë siguroi funksionimin e 17 këndeve të lojërave për fëmijë në mbarë Maqedoninë. Prej tyre, 7 janë kënde lojërash për fëmijë dhe 10 kënde lojërash sportive shumëfunksionale. Aktivitetet tona nuk ndalen me kaq. Në përputhje me vizionin tonë, kanë filluar edhe aktivitetet për ndërtimin e dy këndeve të reja të lojërave në Shkup, përkatësisht, sportive multifunksionale dhe këndeve të lojërave gjithëpërfshirëse për fëmijë. Në këtë mënyrë, së bashku me ambasadorët e markave tona, dëshirojmë të krijojmë histori të ardhshme të suksesit maqedonas në sport, të cilat do të na bëjnë të gjithëve të lumtur.
Si kompani moderne dhe e përgjegjshme, Videolotaria Casinos Austria do të vazhdojë me misionin e saj për krijimin e zonave për sport dhe rekreacion për më të rinjtë në mbarë Maqedoninë edhe në të ardhmen. Ideja jonë është të kontribuojmë në zhvillimin e shpirtit sportiv tek të rinjtë dhe ndërtimin e zakoneve të shëndetshme përmes argëtimit dhe lojërave. Kjo është arsyeja pse ne mbetemi të përkushtuar për të krijuar një infrastrukturë që do të ndihmojë në krijimin e kampionëve të rinj sportivë në të ardhmen, të cilët do t’i brohorisim së bashku. Të bëjmë tifo për Maqedoninë!
#LuajMePërgjegjësi