Videoja që përloti të gjithë/ Vajza u martua në spital që ta shihte i ati

‘Jo të gjithë kanë një baba që e ka përmbushur rolin me dinjitet’, – tha ajo, duke ia shtrënguar dorën të atit. 

Videoja prekëse e vajzës në korridorin e spitalit, duke shkuar drejt të atit, që ishte i shtruar me një sëmundje të pashërueshme, u bë virale në fare pak kohë.  

Banorja e Long Island ëndërronte që të kishte të atin krah saj gjatë ceremonisë, por kur ai u diagnostikua me kancer, gjërat morën tjetër rrjedhë.

Si pasojë e sëmundjes, i ati i Elizabeth u shtrua në spital për të mos u ngritur më kurrë. Që nga ai çast, Elizabetha kishte vetëm një qëllim: ‘Të martohej para se i ati të ndërronte jetë’.

Dasma u organizua në kushte të jashtëzakonshme, në spital, ku për ta ishte kthyer tashmë në një shtëpi të dytë.

Disa ditë më vonë i ati i Elizabeth ndërroi jetë.  

Story i mëparshëm

Zbulon vajzën e tij 15-vjeçare me të dashurin në shtrat, babai i rreh barbarisht dhe i bën për spital

Story i radhës

Deco: Do të isha shumë i lumtur nëse Xavi do të qëndrojë tek Barça

Të fundit nga