Nuggets eliminojnë Lakersat

Kampionët në fuqi të NBA kanë eliminuar mbrëmjen e kaluar Lakers duke fituar edhe ndeshjen e katërt. Takimi ishte i balancuar pasi takimi ndryshoi kryesues plot 16 herë.

Lojtari i ndeshjes ishte Xhamal Mërrej, autor i koshit të fitores vetëm katër sekonda përpara se të dëgjohej sirena. Ky ishte vitit i dytë radhazi ku Nuggets eliminojnë Lakers në fazën e parë playoff ndërsa ekipi i Denver në turin e dytë do të sfidojë Minesotën.

Eliminimi me shifrat 4-0 nuk ishte i vetmi problem për ekipin e Lakers pasi në fund të ndeshjes i ka shqetësuar përgjigja e dhënë nga LeBron, gazetarëve, të cilët e pyetën nëse kjo ishte ndeshja e fundit e tij me ekipin nga Kalifornia. “Nuk i përgjigjem kësaj pyetjeje”, tha Xhejms duke buzëqeshur.

Sipas shtypi amerikan “Mbreti” po bën ç’mos që të largohet drejt Golden Stejtit ke pret Stef Kërri për të fituar bashkë një tjetër titull.

Ndeshjet playoff NBA

MIAMI HEAT-BOSTON CELTICS Ndeshja 4 88-102 (1-3)

NEW ORLEANS PELICANS-OKC THUNDER Ndeshja 4 89-97 (4-0)

DENVER NUGGETS-LA LAKERS Ndeshja 5 108-106 (4-1)

Story i mëparshëm

Si përfundim, a do marrë pjesë Taylor Swift në Met Gala?

Story i radhës

Shtatë të vrarë nga sulmi në një xhami në Afganistan

Të fundit nga