Videoja e Vetëvendosjes dhe opozita me mizën nën kësulë

min lexim

-Rreziqet dhe sfidat na tregojnë se duhet të mendojmë dhe veprojmë me urtësinë, fisnikërinë dhe trimërinë e pastër kombëtare shqiptare, pa inate grupore e personale.

-Të mendojmë sa e fuqishme do të ishte sot Kosova dhe sa i lumtur do të ishte populli i Kosovës, po të mos ishin keqpërdorur paratë që mërgata i dërgoi për UÇK-në.

Sa e fuqishme dhe e lumtur do të ishte sot Kosova, po të mos ishin tradhtia, vëllavrasjet politike për pushtet, hajnia, korrupsioni dhe pasurimi i jashtëligjshëm milionësh në liri e pavarësi.

Sa e fuqishme dhe sa e lumtur do të ishte sot Kosova, po të mos kishte tradhti shqiptare në bisedimet Kosovë-Serbi dhe plane për copëtimin e Kosovcës.

Sa e fuqishme dhe e lumtur do të iishte sot Kosova, po qe se në keqqeverisjet e 20 viteve të kaluara nuk do të dëmtohej aqë shumë ekonomia e Kosovës dhe nuk do të largoheshin nga Kosova qidra mijëra të rinj.

Gabimet nga e kaluara duhet të pranohen dhe të ndërpriten, e asesi të mbulohen dhe sërish të pësëriten.

Ky është mesazhi që na e japin gjenocidet shekullore serbe ndaj troheve shqiptare.

Ky është mesazhi që na e dërgojnë brez pas brezi trimat shqiptaë që e dhanë jetën për mbrojtjern e trojeve shqiptare.

Ky është mesazhi i tërë viktimave autoktone të pafajshme shqiptare që me gjakun e tyre e njomën Kosovën dhe i njomën tërë trojet shqiptare nga gjenocidet shekullore të Serbisë kriminale dhe të serbëve kriminelë.

Naim Miftari sh epror i Lartë i UÇK-së tashmë me vite nëpërmjet WEB faqes së “Bota Sot”, si njohës i shkëlqyer veprimeve kriminale të ish komandantëve gjatë luftës dhe pas luftës, po shkruan dhe akuzon me argumente për keqbërjet e këtyre ish komandantëve, dhe derisot asnjëri nga ish komandantët nuk ka patur guxim t’i kundërpërgjigjet ose ta demantojë.

Gazetarë, opininitë, analistë, studjues dhe veprimtarë nga Tirana, Amerika, Prishtina dhe nga trojet shqiptare, nëpërmjet “Bota Sot”, që është i vetmi medium i pavarur shqiptar, kanë shkruar me fakte dhe argumente për tradhtitë, keqbërjet dhe keqqeverisjet e ish komandantëve të UÇK-së dhe të udhëheqësve tjerë nga radhët e opozitës së sotme gjatë luftës dhe pas çlirimit, dhe askush nga ish komandantët dhe ish udhëheqësit nga opozita e sotme nuk ka patur guxim të kundërpërgjigjet ose të demantojë.

Opozita e sotme në Kosovë tashmë e din dhe e ndjen se ka ardhur koha që në Kosovë çdo gjë të vjedhur do t’i kthet popullit.

Videoja që VV-ja e publikuoi më 3 tetor 2022, nuk është dashakeqe por vetëm një pasqyrë e fuqishme, ku opozita e sotme duhet ta sheh veten dhe të kthjellohet, të korrigjohet, të reformohet, të difererencohet nga ish udhëheqësit keqbërës dhe keqqeverisës në Kosovë, që t’i pastrojë radhët nga mbeturinat e së kaluarës qe kishin për qëllim copëtimin dhe shkatërrimin e Kosovës.

Opozita e sotme në Kosovë duhet ta falenderojë VV-në, që po e zgjon nga gjumi këtë opozitë mjerane në Kosovë, për ta pranuar një të vërtetë dëmtuese e shkatërruese që e pësoi Kosova, pikërisht nga kjo opozitë e sotme dhe nga udhëheqësit e kësaj opozite në 20 vitet e kaluara.

Videoja e VV-së është keshilldhënëse që opozita e sotme mjerane të mos sheh ëndëra, dhe të mos i mashtrojë qytetarët dhe votuesit në Kosovë, se mund të kthehet sërish në pushtet me propagandën e saj duke e kritiukuar Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij, e cila është në rrugë të mbarë për ta pastruar Kosovën nga krimi dhe për ta forcuar shtetin e Kosovës.

Propagandë me mashtrime e gjepura po bën vetëm opozita e sotme në Kosovë, për t’i mbuluiar vëllëvrasjet politike për pushtet, vrasjet e gazetarëve, për ta mbuluar hajninë, korrupsionin dhe pasurimin e milionerëve të pasluftës.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij e kanë mbështetjen e plotë të SHBA-ve për reformat në prokurori, gjyqësi dhe për Vetingun, që edhe nëpërmjet Byrosë për verifikimin e pasurisë t’i zhbëje strukturat e instaluara mafioze të ROGNER-it dhe të PAN-it në Kosovë në 20 vitet e kaluara.

Të gjithë analistët dhe dashamirët e Kosovës nga brenda dhe jashtë, thonë se këto struktura mafioze të instaluara gjatë qeverisjeve të kaluara janë rrënjosur thellë në institucionet e Kosovës, dhe se pa çrrënjosjen e tyre Kosova nuk mund të ecën para në zhvillimin e saj të gjithëmbarshëm.

Kjo e bën të domosdoshme që në Kosovë të vihen para ligjit të gjithë tradhtarët, vëllavrasësit për pushtet, vrasësit e gazetarëve, hajnat, të korruptuarit dhe milionerët e pas luftës.

Naivitet është të mendosh për të akuzuarit që ndodhen në burgun në Hagës dhe për ata që do të shkojnë të akuzuar në Hagë, se do të kthehen të pafajshëm.

Akuzat e rënda penale me të cilat akuzohen të akuzuarit në Hagë, dëshmojnë se ata ballafaqohen edhe me një situatë të rëndë psikike, sepse nëse janë të vërteta akuzat, atyre domosdo u parafytyrohen viktimat si fantazma ditën e natën, dhe në këtë të keqe nuk mund t’i ndihmojë askush, sepse kjo është pjesë e jetës dhe pasojë e mëkatit të bërë.

Kosova duhet urgjentisht t’i vendosën prapa grilave të gjithë tradhtarët, vëllavrasësit për pushtet, vrasësit e gazetarëve, të korruptuarit, milionerët e pas luftës dhe të gjithë keqqeverisësit dhe shpërdoruesit e tjerë të detyrës në qeverisjet e derisotme më Kosovë.

Opozita e sotme në Kosovë PDK, LDK dhe AAk, është pozicionuar në rrugën e gabuar, duke u vënë në mbrojtje të së kaluarës së zezë që 20 vite e dëmtoi aqë shumë Kosovën brenda dhe ndërkombëtarisht.

PDK-ja duhet domosdo të japë llogari për vrasjen e kundërshtarëve politikë, të gazetarëve dhe për korrupsionin gjatë luftës së UÇK-së dhe pas çlirimit të Kosovës.

LDK-ja domosdo duhet t’i kërkojë llogari PDK-së për moszbardhjen e vrasjeve misterioze të qindra veprimtarëve të LDK-së, duke filluar nga vrasja skandaloze e gazetarit Ali Ukaj i msakruar në banesën e tij në Tiranë, vrasja e Ahmet Krasniqit – ish ministrit të mbrojtjes së Kosovës, Ektrem Malokut, Xhemail Mustafës, Ismet Racit, Ukë Bytyqit, Komandant Drinit, veasja e masakrimi i Rexhë Osaj, Sinan Musaj, Ramë Peja Bashkim Balaj dhe hedhja e tyre në Bunar Të nëj serbi, vrasja kriminale e Tahir Zemajt me të birin Hasan Zemaj, e katër vëllezërve Musaj në Strellc, e komandantit të Rugovës Smajl Hajdaraj, vrasja e djegia e trupit të Shaban Manajt, siç deklaroi SalimTahiraj, bashkëluftëtar Sali Çekajt, në përgjigjen e tij drejtuar ministres Albulena Haxhiu në WEB faqën e “Bota sot” të datës 30 shtator 2022.

LDK-ja domosdo duhet t’i kërkojë llogari Isa Mustafës, pse e shuajti frymën rugoviane të LDK-së.

Pse u përfshi në veprime korruptive duke u bëeë milioner të pasluftës në Kosovë.

Pse bëri koalicion me PDK-në, dhe pse si kryeministër i Kosvës e nënshkruajti në Bruksel marrëveshjen Kosovë-Serbi për themelimin e “Zajednicës” serbe, aqë të dëmshme për Kosovën.

AAK-ja dhe Ramush Haradinaj, mos ta mjegullojnë të vertetën duke treguar gjëra që i dinë edhe milingonat, se SHBA-të duhet të përfshihen në dialogun Kosovë-Serbi në marrëveshjen finale. Se Kosova është me fat që Joe Biden-Presidenti i SHBA-ve është i lidhur fort me Ballkanin dhe shqiptarët. Se Qeveri e Kosovës me mosmiratimin e Ligjit për pagat po i varfëron qytetarët etj.

Populli dhe votuesit në Kosovë, e dinë se në dialogun Kosovë-Serbi Albin Kurti dhe Qeveria e tij nuk bëjnë asnjë hap pa u konsultuar me SHBA-të.

Populli dhe votuesit në Kosovë, e dinë se Kosova është me fat që Joe Biden- Presidenti i SHBA-ve është i lidhur fort me Ballkanin dhe shqiptarët.

Populli dhe votuesit në Kosovë, e dinë se Albin Kurti dhe Qeveria e tij po qeverisin një vit gjysëm dhe Ligji për pagat është në procedurë se sipër.

AAK-ja dhe Ramush Haradinaj, duhet t’i lënë pallavrat, por t’u sqarojnë qytetarëve dhe votuesve në Kosovë , lidhur me Raportin e Inteligjencës së KFOR-it amerikan, lidhur me Raportin e Inteligjencës së NATO-s, si edhe lidhur me raportin e “Freedom House”, ku Ramush Haradinaj theksohet për marrëdhëniet e tij me kapobandat serbe të krimit dhe të kontrabandës së organizuar në Veri të Kosovës.

AAK-ja dhe Ramush Haradinaj, duhet tu sqarojnë qytetarëve dhe votuesve në Kosovë , për akuzat që i bën ndaj tij Naim Miftari- ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut, lidhur me vrasjen e vëllëzërve Miftaraj në Strellc.

AAk-ja dhe Ramush Haradinaj, duhet tu sqarojnë qytetarëve dhe votuesve në Kosovë, për agjenten francese “Bjondina”, e cila e vizitonte në burgun e Francës ku ndodhej i arrestuar Ramush Haradinaj, dhe çfarë detyrash mori prej saj, siç deklaron Naim Miftari.

AAK-ja dhe Ramush Haradinaj, duhet tu sqarojë qytetarëve dhe votuesve në Kosovë , pse Ramush Haradinaj gjersa ishte kryeministër i Kosovës ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë të bjeshkëve të Kosovës.

AAK-ja dhe Ramush Haradinaj, duhet tu sqarojnë qytetarëve dhe votuesve në Kosovë, si u bë Ramush Haradinaj milioner i pasluftës në Kosovë.

Videoja që e publikoi VV-ja nuk është propagandë, por është e vërtetë argumentuese që nuk mund ta kundërshtojë askush, është një e vërtetë që e shpërfaqë fytyrën dhe veprimet shkatërruese të opozitës së sotme gjatë 20 viteve të kaluara.

Opozita e sotme në Kosovë, gjatë qeverissjes së saj 20 vjeçare e vodhi, e grabiti dhe e varfëroi tejmëse popullin e Kosovës, sa që qindra mijëra qytetarë nga pashpresa u detyruan të marrin rrugën e kurbetit për të mbijetuar.

Nuk ekziston asnjë aferë korruptive apo fakt korruptiv që Albin Kurti dhe Qeveria e tij të kenë vjedhur edhe një qindarkë.

Opozita e sotme në Kosovë i organizoi protestat e veteranëve të rrejshëm që po i zhvatin për çdo muaj Buxhetin e Kosovës dhe taksapaguesit e Kosovës.

Listat e fryera të veteranëve nuk i bëri Albin Kurti dhe Qeveria e tij, por i bënë PDK-ja dhe ish komandantët e saj udhëheqës.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij janë angazhuar seriozisht për pastrimin e listave të veteranëve, në mënyrë që veteranët e vërtetë të marrin paga të meërituara më të larta.

Grevën skandaloze të arsimit dhe të punonjësve publikë e nxiti dhe e organizoi opozita e sotme në Kosovë, për ta penguar hapërimin e Albin Kurtit dhe të Qeverisë së tij në të mirë të Kosovës.

Opozita e sotme si mbështetëse e grevës së arsimtarëve e solli në Kosovë Suzan Flocken- Drejtoren e sindikatave të arsimit në Evropë. Opozita e sotme në Kosovë e organizoi edhe reagimin e Sindikatave të arsimit në SHBA, që të jenë në krah të grevistëve në Kosovë, përrkundër faktit se Albin Kurti dhe Qeveria e tij e sollën paketën sociale ku përfshiheshin edhe mësimdhenësit.

Qëllimi i opozitës në Kosovë ishte që nëpërmjet protestës së veteraneve të rrejshëm dhe të grevës së mësimdhenësve ta rrëzojnë Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij.

Opozita e sotme në Kosovë është duke bërë propagandë për rrëzimin e Albin Kurtit dhe të Qeverisë së tij, gjë që nuk do ta arrijë kurrë.

Këto janë përpëlitjet e fundit të opozitës së sotme në Kosovë për ta penguar refotmën në drejtësi, prokurori dhe Byronë për verifikimin e pasurisë së jashtëligjshme, që ajo pasurri e vjedhur t’i kthehet popullit të Kosovës.

Story i mëparshëm

Ish-drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi është marrë në pyetje nga prokuroria, prokurorët e denoncuar do të thirren së shpejti

Story i radhës

Ukrainë, përpjekje për të rindërtuar shkollat e shkatërruara

Të fundit nga