(VIDEO) Zjarr në një fabrikë në Tetovë, tymi i zi gjatë gjithë ditës mbuloi qytetin

min lexim

Pas vërshimeve të një dite më parë Tetova sot që në orët e para të mëngjesit u përball me zjarrin.

Një zjarr që shpërtheu në fabrikën pofix që merret me prodhimin e materialeve izoluese, të cilat  digjen shpejt mbuloi me tym të zi të gjithë qytetin. Një helikopter ushtarak, pjesëtarë të armatës, qindra zjarrëfikës nga Tetova, Shkupi, Gostivari, Kumanova  dhe Kavadari gjatë gjithë ditës janë marrë me shuarjen e flakëve.

 

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka viktima, por ka disa të lënduar, mes të cilëve tre zjarrfikës nga Tetova.   Mjeku Gazmend Ibishi nga Ndihma e Shpejtë njoftoi se të lënduarit nga zjarri në fabrikën në Tetovë janë në gjendje të mirë shëndetësore, jashtë rrezikut për jetë.

Zv/komandanti i zjarrfikësve të Tetovës, Avni Ahmeti, tha se brenda fabrikës ka materie djegëse dhe shuarja e zjarrit do zgjasë.

 

Zjarrëfikësi, Avni Ahmeti

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov në konferencën për shtyp deklaroi se Ushtria e Maqedonisë së Veriut, respektivisht skuadra për armë atomike, kimike dhe biologjike ka konstatuar se nuk ka gazra helmues në ajër nga zjarri në Tetovë. Ai tha se njëkohësisht kanë bërë hetimin e ajrit në rrethinë ku është konstatuar se për momentin është e sigurt por për çdo rast ata presin hetime shtesë për kualitetin e ajrit.

“Është e dukshme se ka rritje të grimacave PM 10, nënkuptohet se ajir është i ndotur, po flas nga aspekti i rrezikshmërisë në kuptimin e gazrave helmuese. Ngase zjarri është pranë lokalizimit kemi vendosur kushtimisht thënë kontroll kemi kërkuar ndihmë edhe të një helikopteri nga Armata që ndihmoi për vendosjen e linjës për ndalimin e zgjerimit të zjarrit”.

Ndërkohë  policia kërkoi që qytetarët të shmangin daljen në qytet, sidomos ata të cilët kanë sëmundje të organeve respiratore.

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes një statusi në rrjetin social Facebook në faqen e tij personale, ka treguar se cilësia e ajrit pavarësisht zjarrit të shkaktuar, nuk paraqet rrezik për qytetarët e qytetit të Tetovës. Ai informoi se procesi mësimor do të vazhdoj në mënyrë të rregullt, pasi sot për shkak të zjarrit u ndërpre procesi mësimor.

Pas gati 6 orëve zjarr në Tetovë, kryeministri Dimitar Kovaçevski ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku tha se biseduar në telefon me kreun e komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për ta njoftuar se Qeveria ka vënë në dispozicion të gjitha mjetet për shuarjen e zjarrit.

Linda Ebibi /SHENJA/

Story i mëparshëm

​Suedezja 103-vjeçare thyen rekordin botëror të hedhjes me parashutë

Story i radhës

QSHP – Tetovë: Qytetarët të mos dalin pa pasur nevojë nga shtëpitë e tyre, mbani maska mbrojtëse KN 95

Të fundit nga