(VIDEO) VMRO e dorëzoi zyrtarisht interpelancën për Xhaferin

May 30, 2022
1 minut lexim

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit  Ripërtëritja për Maqedoninë, sot zyrtarisht dorëzuan Interpelancën për punën e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. Kooridinatori Nikolla Micevski tha se kjo interpelancë është rezultat i kaosit që po ndodh në Kuvend dhe është nën drejtimin e Xhaferit dhe si pasojë e shkeljes më të shpeshtë të Rregullores, si dhe arbitraritetit që Xhaferi zbaton në legjislativ, i cili,  sipas VMRO-DPMEN-së,  rrezikon rëndë reputacionin e këtij institucioni.

NIKOLLA MIVEVSKI

 “Në punën e deritanishme, gjegjësisht mospunë të Talat Xhaferit, si kryetar i Kuvendit, si asnjëherë më parë, skandale dhe poshtërime të deputetëve kanë ndodhur vetëm sepse padyshim që Xhaferi definitivisht nuk dëshiron apo nuk di të udhëheqë një institucion demokratik. I bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të kësaj përbërje parlamentare që t’i bashkohen kësaj interpelance dhe së bashku t’i japim fund këtij njeriu që e ka përvetësuar këtë post dhe sillet sikur ka të drejtë të ofendojë, të shajë, të përçmojë dhe të mbyllë deputetët”.

Ndërsa, Elmi Aziri nga  Aleanca  për  Shqiptarët, thekson se   interpelanca e VMRO-DPMNE-es dhe koalicionit, janë vendime partiake. Aziri më tej tha se problemi kryesor i Talat Xhaferit është Aleanca për Shqiptarët, që sipas tij, ai tenton me çdo kusht ta bllokon partinë opozitare shqiptare në Parlament.

ELMI AZIRI-DEPUTET I ALEANCËS PËR SHQIPTARËR

“Dhe të gjitha këto manifestime që po i shohim kohëve të fundit, në një teatër i pa nevojshëm, sigurisht me rol kryesor zotri Talat Xhaferi, i cili ka për qëllim që ta zhvendos vëmendjen e opinionit, nga problemet e njëpasnjëshme, nga krizat e njëpasnjëshme, nga korrupsioni i madh, nga rritja permanente e çmimeve, nga paralajmërimet për rritje të reja, inflacionin në përgjithësi, dështimet e njëpasnjëshme të kësaj qeverisje, huazimet në vazhdimësi të kësaj qeverisje, 1.3 miliard është paralajmëruar borxhi i ri, dhe pos gjithë kësaj mungesës së suksesit”.

Elmi Aziri, mandej akuzon të parin e kuvendit, se  është kryetar vetëm i deputetëve  të shumicës parlamentare, por jo edhe i gjithë deputetëve.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Messi ka një paralajmërim për sezonin e ardhshëm

Story i radhës

Ritmet e zemrës së partnerëve sinkronizohen kur ata janë në afërsi me njëri-tjetrin

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit
ShkoLartë