(VIDEO) VMRO akuzon: Të punësuar në Qeveri kanë qëndruar në Sofje si gazetarë

May 23, 2022
1 minut lexim

Partia opozitare VMRO-DPMNE akuzon se të punësuar në Shërbimin për Punë të Përgjithshme në Qeveri, për tre ditë, kanë qëndruar në Sofje gjoja se janë gazetarë, me harxhimet e Qeverisë. Ata shtojnë më tej se, Qeveria ka harxhuar 2. 5 milion euro për vetura zyrtare, ndërsa 2 milion për mobilje, kafe dhe lule.

 VMRO-DPMNE

“Harxhimet për qëndrimin e tyre janë mbuluar nga Qeveria dhe të njejtat nuk kanë qenë edhe të vogla. Bëhet fjalë për gjashtë persona, sipas asaj që është shkruar në media, të punësuar në Qeveri, si gazetarë kanë qëndruar në gjashtë dhoma të ndryshme të hotelit, me pansion të plotë për tre ditë dhe kanë shfrytëzuar vetura të Qeverisë”.

Por, këto akuza Qeveria i përgënjeshtroi dhe i hodhi poshtë. Siç thojnë ata në reagimin e tyre, keqinformimi është se gjashtë punonjësit e Shërbimit në vizitën në  Bullgari, kanë qenë të pranishëm për të kryer detyra sipas konkluzionit të theksuar të Qeverisë dhe nuk ka pasur shpenzime shtesë për ta.

Qeveria e RMV-së

“Gjashtë punonjës të SHPPP gjatë vizitës në Bullgari morën pjesë në kryerjen e detyrave – organizimit dhe mbështetjes së aktiviteteve të delegacionit tonë, në të cilin ishin edhe përfaqësues të mediave, në mbledhjen e përbashkët ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë”.

Ata bënë thirrje për të tërhequr dezinformatën e deklaruar.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Historikisht shqiptarët disa dhe partive politike ua kanë pa sherrin

Story i radhës

Tottenham rivalizon Arsenalin për shërbimet e Gabriel Jesus

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë