(VIDEO) Vazhdon greva e mësimdhënësve, ka bisedime por jo edhe marrëveshje

April 19, 2022
min lexim

Përderisa greva e përgjithshme në arsim hynë në ditën e nëntë, ministri i Arsimit dhe Shkencës thotë se bisedimet mes Qeverisë dhe SASHK-ut do të vazhdojnë edhe pas refuzimit të ofertës nga ana e SASHK-ut. Ai gjatë një konference për media, u pyet nëse do të ketë ofertë të re, pas refuzimit të 10-përqindëshit për rritje të pagave në arsim, por nuk saktësoi nëse qeveria do të shqyrtojë një ofertë të re, dhe tha se duhet të ketë besim mes të dyja palëve, sepse siç thotë për momentin janë në procesin e rishikimit të buxhetit.

Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës

“Kam kërkuar nga të gjitha ministritë që të shqyrtojnë të gjitha mundësit. Por, një gjë duhet pasur parasysh, të gjithë mësimdhënësit,  SASHK-u dhe anëtarët e tij, se Ligji për pagën minimale neni 8 thotë se duhet të harmonizohen të gjitha pagat për një periudhë gjashtë mujore. Që do të thotë se jemi në një proces kur ende nuk është realizuar paga e parë minimale, që nga muaji i treti deri në muajin e nëntë kemi hapësirë, por ne prapë si Qeveri po i japim hapësirë që të realizohet  më shpejtë”

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale thotë se e drejta për grevë është e rregulluar me Ligjin për marrëdhënie. Sipas saj punëdhënësi duhet t’i paguajë kontributet, por pagën neto të secilit të punësuar ta paguaj SASHK-u.

 Jovanka Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale

“Neni 240 jep të drejtën e grevës, dhe neni 241 i referohet faktit që sindikata duhet të paguajë rrogë. Kjo është një grevë për të kërkuar avancimin e të drejtave të punëtorëve. SASHK me vendimin për grevë kërkon harmonizim me pagën minimale, ndërsa ligji për pagën minimale ka afat prej gjashtë muajsh për harmonizim”

Avokati i Popullit, Naser Ziberi thotë se ka pranuar 4-5 ankesa nga ana e prindërve, që duan të ndërmerren masa për fillimin e procesit arsimor. Ai vlerëson se kjo situatë ka dy të drejta të garantuar me Kushtetutë, por tha se përparësi kanë fëmijët.

Sinkron: Naser Zyberi, Avokati i Popullit

“Bëhet fjalë për të drejta paralele të garantuar me Kushtetutë, Në këtë situatë, sipas dokumenteve ndërkombëtare dhe Konventës për të Drejtat e Fëmijës, në rast të këtij konflikti, përparësi duhet t’u jepet të djertave të fëmijës, që do të thotë se procesi arsimor nuk duhet të ketë pasoja”

Ndërkaq, Qeveria  në mbledhjen e sotshme  do të bisedojë për situatën në arsim dhe konkluzionet do t’i dërgohen Sindikatës për Arsim, Shkencë, dhe Kulturë,  dhe do të njoftohet opinioni.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nuk do të ketë gjyq për Tamarën e vogël, nuk kishte asnjë provë!

Story i radhës

MASH: Të drejtat e fëmijëve kanë përparësi kur ka konflikt të dy të drejtave të garantuara me Kushtetutë, konfirmoi Avokati i Popullit

Të fundit nga

ShkoLartë