(VIDEO) Talir 2, konfiskohen selitë e VMRO-së, Gruevskit i shtohen edhe 6 vjet burg

Gjykata konfiskoi pronën e VMRO-DPMNE-së, selinë 8 katëshe të partisë në qendër të Shkupit, dhe 30 seli të partisë mbarë vendit. Gjykatësja Daniella Aleksovska Stojanovska, në rastin “Talir 2” që ka të bëjë me ndërtimin e ndërtesës luksoze të VMRO-DPMNE-së, e solli këtë vendim, të cilin paraprakisht e kishte kërkuar edhe prokurori Lubomir Llape. Poashtu i shpalli fajtor ish kryeministrin Nikolla Gruevskin, i cili u denua me 6 vite burg dhe ish sekretarin gjeneral të partisë dhe të Qeverisë së atëkohshme, Kirill Bozhinovski, i cili mori denim më kusht. Gjykata hodhi poshtë marrëveshjet e nënshkruara për ndërtimin e objektit, ndërsa selia dhe pasuria e tyre u konfiskuan.

Daniella Aleksovska Stojanovsa, gjykatëse

 “Konfiskohet pasuria e patundshme, selia e VMRO-DPMNE-së, gjegjësisht objekti afarist i përshkruar detajisht në fletëpronësinë. Përveç selisë, ndërtesës 8 katëshe në qendër të Shkupit, gjykata sjellë vendim për konfiskim edhe të 30 selive partiake të VMRO-DPMNE-së, edhe atë në Veles, Kavadar, 2 në Kisella Vodë, Shtip, Karbinci, Radovish, Vinicë, Ohër, Pehçevë, Demir Hisar, Llozovë, Dellçevë, Koçan, Strugë, Dojran, Petrovec, Gjevgjeli, Bogdanc, Gradsko, Kamenicë, Tearcë dhe Novaci”.

Prokurori Lubomir Llape përgjithësisht u nda i kënaqur nga ky vendim, por tha se ndoshta do të ankohen për denimin e Bozhinovskit.

Lubomir Llape, prokuror

“Jemi të kënaqur me vendimin përsa i përket llojit të sanksioneve, gjegjësisht se bëhet fjalë për një denim. Pasi vendimi të jetë i plotëfuqishëm, do të shohim se përse u caktua masë alternative dhe besoj se do të ankohemi”.

Por, njoftoi se nuk do të konfiskohet toka sepse nuk ka të bëjë me veprën penale, poashtu edhe fotografitë dhe mobiljet.

Përfaqësues i VMRO-DPMNE-së

“Vlerësoj se në këtë proces gjyqsor, intenca ishte kryesisht tek prona e partis politike të VMRO-DPMNE-së. Edhe pse trupi gjykues u mundua ta arsyetoj konfiskimin e pronës me interpetimin e disa dispozitave ligjore, megjithatë të drejtat e VMRO-DPMNE-së u shkurtuan, sepse gjatë seancave gjyqsore nuk u dëgjua përfaësuesi i partisë”.

Ato ishin të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, e cila i mundësoi personit juridik “AD Beton” nga Shkupi, të ndërtojë selinë e partisë politike VMRO-DPMNE, në kohën kur kompania kishte lidhur kontrata për prokurim publik me organet shtetërore dhe institucionet publike, në kundërshtim me Ligjin për partitë politike, Ligjin për financimin e partive politike dhe Ligjin për detyrimet.

Emine Ismaili /SHENJA/

Story i mëparshëm

Putini pas disa muajsh do të largohet nga pushteti, thotë ish-spiuni britanik

Story i radhës

Prishtina ka disa fjalë për Zybën

Të fundit nga