(VIDEO) S’ka nevojë për panik, Serbia do të eksportojë dy milionë litra vaj, thotë Nikollovski

April 15, 2022
1 minut lexim

Serbia do të eksportojë dy milionë litra vaj për gatim.  Këtë e ka bërë me dije ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski, i cili tha se ky vendim është marrë në seancën e djeshme të Qeverisë së Serbisë.

Lupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë

“Me këtë hyjmë në implementimin e asaj që jemi dakorduar për heqjen e ‘traut’ për produktet bazë, grurë dhe misër dhe të fillohet realizimi i marrëveshjeve”.

Më tej tha se vendi ka sasi të mjaftueshme të vajit dhe produkteve tjera bazë dhe se nuk ka nevojë për grumbullime të panevojshme nga ana e qytetarëve.

Lupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë

“Procesi ka filluar, rreth 2 000 ton tashmë janë pranuar, vazhdojmë me komunikimin me Serbinë dhe rajonin, në korniza të ‘Ballkanit të Hapur’. Ushqim, miell dhe vaj ka mjaftueshëm, stoqet janë kontrolluar. Qytetarët të mos bëjnë panik, por edhe informacioni të transmetohet qartë, në mënyrë transparente dhe me vërtetësi. Fakti që blihet dy ose tre herë më shumë vaj tregon se deponojnë pa nevojë”.

Përndryshe një ditë më parë, Ministria e Ekonomisë solli vendim që shitësit konsumatorëve të ju sheshin sasi të vogla të vajit dhe jo me paleta. Këtë e kishin vendosur pasi kërkesa për vaj ishte trefishuar dhe se sipas ministrit Kreshnik Bekteshi, qytetarë nga shtetet e huaja vinin tek ne dhe blinin sasi të mëdha të vajit.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kërçovë, nisi karvani diplomatik ekonomik

Story i radhës

Tërbohen bavarezët

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e
ShkoLartë