(VIDEO) Sindikata dhe Ministria e Arsimit nesër pritet të arrijnë marrëveshje për pagat

May 16, 2022
1 minut lexim

Nesër pritet  të arrihet marrëveshje përfundimtare mes Sindikatës së Arsimt, Shkencës dhe Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Nga sindikata thanë se nesër do të mbajnë takim me Qeverinë dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale,  ku do të finalizohen të gjitha çështjet e hapura midist tyre, si ato për marrëveshjet kolektive ashtu edhe rritja e përqindjes së pagave, dhe më pas do të dalin me konferecë për media ku do të kumtohet marrëveshja e arritur mes të dyja palëve.

Jozyrtarisht thuhet se është arritur marrëveshje për rritje të pagave më shumë se 12 për qind, por ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga ana e sindikatës apo Ministrisë së Arsimit.

Dje mbaroi afati kohor prej 20 ditëve, me çka MASH dhe SASHK duhet  të arrinin marrëveshje për çështjet e hapura midist tyre. Pas inicimit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, që negociatat të zhvilloheshin në mënyrë paqësore, SASHK vendosi që grevën e nisur më 11 prill ta pezullojë më datë 28 prill.

Në takimin e fundit midis SASHK dhe MASH, kreu I sindikatës, Jakim Nedellkov  tha se ka sinjale pozitive për arritjen e marrëveshjes përfundimtare , ndërsa i pari i arsimit, Jeton Shqairi tha se kanë përllogaritje nga Ministria e Financave se sa mund të rriten pagat në arsim.

Kutjojmë se, oferta e parë e qeverisë për SASHK-un ishte 10 për qind rritje të pagave, ofertë kjo e cila u refuzua kategorikisht nga sinidikata e arsimit, ndërsa oferta e dytë ishte 12 për qind rritje të pagave. Oferta e dytë u pranua nga kryesia e sindikatës, ndërsa këshilli i SASHK vendosi që ta refuzojë të njejtën.

Ndërkaq, që pas gjithë kësaj situate të krijuar në procesin edukivo-arsimor në Maqedoninë e Veriut, Qeveria vendosi që ditët e humbura të mësimit gjatë kohës së grevës për shkollat e mesme të zëvendësohen me ditët e shtuna. Me vendimin e qeverisë viti shkollor do të përfundoj më 10 qershor për gjimnazistët. Ndërsa ende mbetet e paqartë se kur do të mbaroj viti shkollor për shkollat fillore. Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski: Mickovski do zgjedhje për arsye personale

Story i radhës

Në Shkup filloi xhirimi i serialit të ri turk “Ninulla ballkanike”

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë