Kovaçevski: Mickovski do zgjedhje për arsye personale

Përderisa kreu i VMRO-DPMNE-së Hirsitojan Mickovski insiston për zgjedhje të parakohëshme edhe pala tjetër nuk ka lëvizur nga qëndrimi kundër zgjedhjeve. Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se zgjedhje të parakohëshme parlamentare s’do të ketë, ndërkaq vendimi I opozitës për të bllokuar Kuvendin në kohë krizash është verpim I gabuar.

“Është e qartë se nuk është opozita por, vetëm VMRO-DPMNE, pasi shohim parti të tjera në opozitë që kanë qasje më të përgjegjshme. Këtë e bëjnë për arsye personale politike, për të ruajtur disa pozicione partiake. Unë edhe një herë u bëj thirrje të gjithë deputetëve që të jenë në nivel të përgjegjësisë që kanë jo veç para partisë por para qytetarëve, pasi Kuvendi duhet të punojë në drejtim të miratimit të ligjive që nënkuptojnë avansim të standardit të qytetarëve dhe krijimin e kushteve më të mira për kompanitë në këtë kohë krize.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski edhe një herë kërkoi nga opozita e kryesuar nga VMRO-DPMNE që heq dorë nga bllokimi i Kuvendit dhe dialogun politik ta zhvillojë pikërisht aty ku janë të përfaqësuara të gjitha partitë politike.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ndarjet e miqësisë: Shenjat që tregojnë se një miqësie i ka ardhur fundi

Story i radhës

(VIDEO) Sindikata dhe Ministria e Arsimit nesër pritet të arrijnë marrëveshje për pagat

Të fundit nga