(VIDEO) Shkupi dhe Sofja diskutojnë për furnizimin me gaz

March 25, 2022
1 minut lexim

Nëse vazhdon lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, Republika e Bullgarisë nuk do të blejë më gaz nga Gas Prom-i rus. Këtë e bëri me dije, ministri bullgar i Energjetikës, Aleksandar Nikollov, i cili ishte për vizitë zyrtare, në vendin tone. Ai thotë se për ta më me rëndësi, është jeta njerëzore.

Aleksandar Nikollov, ministër për energjetikë i Bullgarisë

“Trans gasi bullgari disponon kapacitet të mjaftueshëm që për momentin plotësisht  ta plotësoj drejtimin veri-jug dhe pas marrëveshes me partnerët nga Azerbajxhani, janë dakorduar për sasi shtesë dhe pastaj  për blerje të gazit natyror. Kërkoj kohë për atë që është e qartë për Bullgarinë, nëse lufta vazhdon, kemi shumë faktorë që nuk do të na lejojnë dhe nuk do të hyjmë në bisedime me Gas Prom, sepse për neve me rëndësi është jeta e njeriut”.

Ndërkaq, ministri i Ekonomsië Kreshnik Bekteshi, thotë se vendi nuk ka pikë lidhëse tjetër për gazin natyror, përveç nga Bullgaria.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë

“Sa i përket Maqedonisë së Veriut, ne kemi vetëm një pikë lidhëse sa i përket gazit natyror, dhe ajo është Republika e Bullgarisë. Alternativë tjetër, për momentin nuk kemi. E kemi vetëm alternativën që sa më shpejtë ta ndërtojmë interkonektorin me Republikën e Greqisë, për të cilën me siguri nga mesi i këtij viti do të shpallim Thirrje Publike, për fillimin e ndërtimit”.

Më 9 korrik të vitit 2021, ministri i Ekonomisë Bekteshi dhe Ministri i Mjedisit dhe Energjisë së Greqisë, Kostas Skrekas, nënshkruan në Athinë Marrëveshjen për zhvillimin e interkonektorit për distribumin e gazit natyror Greqi-Maqedoni e Veriut.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zv/drejtori i Agjencisë për Emigracion, Izmit Nura në takim me mërgimtarët në SHBA

Story i radhës

Barcelona në bisedime të avancuara me Decon për yllin e Leeds United

Të fundit nga

Modeli o3 i OpenAI vjen vitin e ardhshëm

Pas pothuajse dy javë lançime e njoftime, OpenAI mbylli serinë e transmetimeve live 12-ditore duke dhënë një paraqite paraprake të modelit të ardhshëm. Modeli i ri o3 nuk është ende i disponueshëm
ShkoLartë