(VIDEO) Pagat e mësimdhënësve me përvojë do të jenë mbi 500 euro

May 18, 2022
min lexim

Rritja e pagave për 15 për qind nga shtatori dhe mos shkurtimi i pagave për periudhën e grevës, është epilogu i negociatave të zhvilluara nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Rekomandimet e ndërmjetësuesit do të shqyrohen nga anëtarësia e SASHK-ut pas së cilës, brenda 10 ditëve duhet të nënshkruhet marrëveshja midis SASHK dhe MASH.

Rrijta e pagave për 15 për qind, siç sqaroi kreu I sindikatës Jakim Nedellkov, është rënë dakord që të jetë për pagën bazë. Në arsimin fillor, paga bazë e mësimdhënësve është rreth 24.700 denarë, me rrtije do të arrijë  28.400 denarë. Arsimtarët në shkollat e mesme marrin pagë bazë prej 25.800 denarë, ndërsa me rritjen e përqidnjes do të arrijnë në 29.670 denarë.

Jakim Nedellkov, Kreu i SASHK

“Paga totale ka bazë. Kështu llogaritet për punën e viteve të kaluara ( që është 10 për qind për 20 vjet punë), për mësimdhënësit që udhëheqin klasë, marrin shtesë rreth 1.200 denarë, ka mësimdhënës që marrin shtesë për punë me paralele të kombinuar ose në kushte të vështira. Në përgjithësi, pagat e atyre me përvojë më të gjatë të punës do të kalojë 30.000 denarë”

Paga bazë për një edukatore në çerdhe, Nedellkov thotë se do të rritet nga 25.00 në 28.700 denarë, ndërsa për kujdestarët nga 18.700 në 21.505.

Ndërkaq, Sindikata vazhdon negociatat me Ministrinë e Punës dhe Politkës Socilae, për të gjetur zgjidhje që punjonjësve në çerdhe, gjatë kohës që ishin në grevë, t’u paguhen mëditjet ditore. Dje, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, tha se janë afër marrëveshjes konkrete me SASHK dhe deri në fudn të jacvës do të nënshkrujan marrëveshje.

Greva në arsim filloi më 11 prill, ndërsa u pezullua më 28 priill, pasi Minsitria e Punës dhe Politikës Socila inicoi nismë që mosmarrëveshja të zgjidhet në mënyrë paqësore.

Oferta e parë e qeverisë për SASHK-un ishte 10 për qind rritje të pagave, e cila u refuzua kategorikisht nga SASHK, ndërsa oferta e dytë ishte 12 për qind rritje të pagave, ofert kjo e cila u pranua nga kryesia e sindikatës, por u refuzua nga Këshilli i sindikatës.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sassiono synon ta lë pa titull Milanin

Story i radhës

Bllokada e Kuvendit, Mickoski: Heshtja nuk është më opsion

Të fundit nga

ShkoLartë