Bllokada e Kuvendit, Mickoski: Heshtja nuk është më opsion

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë vizitës së sotme në komunën e Resnjës iu përgjigj pyetjes së gazetarëve lidhur me bllokadën aktive dhe protestat e paralajmëruara për 18 qershor dhe tha se përveç rrogave më të larta, subvencioneve e pensione më të larta, se do të vazhdojnë të bllokojnë gjithçka që nuk vlen për qytetarët, pra gjithçka që lidhet me interesa të ngushta partiake si interpretimi autentik i Ligjit për lojërat e fatit, Ligji për marihuanën dhe një sërë ligjesh të tilla nga të cilat qytetarët nuk do të kenë asnjë përfitim, do të bllokohen.

“Shumica dërrmuese e qytetarëve në Maqedoni mendojnë se kjo qeveri duhet të largohet dhe se Maqedonia po ecën në drejtim të gabuar. Kovaçevski dhe kjo qeveri me këmbëngulje po i ikin uljes në tryezë për të negociuar për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por edhe për të gjitha çështjet aktuale që populli jeton çdo ditë, si kriza ekonomike, kriza financiare, problemet në arsim, shëndetësi etj. Pra, mund të them se ne vazhdojmë brenda Kuvendit me këtë bllokadë aktive dhe me organizimin e tubimit të madh masiv sepse heshtja nuk është opsion.”,- deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

(VIDEO) Pagat e mësimdhënësve me përvojë do të jenë mbi 500 euro

Story i radhës

Qendra Arsimore Shtetërore për Muzikë dhe Balet “Ilija Nikolovski – Luj” në Saraj prezentuan hapjen e paraleles së disperzuar për arsim fillor të muzikës

Të fundit nga