(VIDEO) Nesër finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut

min lexim

Të premten Makedonija Gjorçe Petrovi dhe Sileksi do të vihen përballë njëri tjetrit në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut. Nga tabori i Makedonija Gjorçe Petrovit përcjellin respekt për kundërshtarin, teksa shpresojnë që do të fitojnë trofeun e Kupës.

Muharem Bajrami, trajner i Mak. GJP

“Na pret një finale kundër Sileksit, ku jemi me plot meritë duke eliminuar ekipet e mëdha dhe besoj se e meritojmë kupën e Maqedonisë. Respektojmë Sileksin edhe pse sivjet vjen nga Liga e Dytë. Bëhet fjalë për një ekip të fortë, pasi lehtësisht kaluan sfidat e kampionatit. Është finale e parë për mua si trajner shpresojë të fitojë kupën”

 Ermedin Adem, kapiten i Mak. GJP

“E respektojmë ekipin e Sileksin dhe jorastësisht janë në finale. Kishim ndoshta rrugën më të vështirë deri në finale, por besoj se do gëzojmë tifozët tanë me fitimin e Kupës”.

Ndërkaq trajneri i Sileksit Gorazd Mihajllov beson që skuadra e tij do të jap maksimumin për të fituar në finale, teksa vlerëson se Makedonija Gjorçe Petrovi është në avantazh të vogël për këtë përballje.

Gorazd Mihjllov, trajner i Sileksit 0:19

“Të gjithë e dini që Sileksi sezonin e kaluar ra nga elita, megjithatë e fitoi Kupën dhe ne jemi mbrojtës të këtij titulli. Besoj që lojtarët e mi do të japin maksimumin. E respektojmë kundërshtarin i cili deri në fund të kampionatit ishte në lojë për dalje në Evropë. Rolin e favoritit nuk duhet që t’i jepet dikujt, megjithatë kundërshtari në këtë përballje ka një avantazh në vogël”.

 Finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut ndërmjet Makedonija Gjorçe Petrovit dhe Sileksit do të luhet të premten në stadiumin “Todor Proeski” me fillim në orën 18:00. /SHENJA/

Story i mëparshëm

Reali po planifikon ta blindojë dyshen braziliane

Story i radhës

Osmani në seancën e 132-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Të fundit nga