osmani ne seancen e 132 te te komitetit te ministrave te keshillit te evropes 62865955b7832

Osmani në seancën e 132-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

May 19, 2022
1 minut lexim
FB IMG 1652971566193

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot udhëton për në Torino, ku nga dita e nesërme do të merr pjesë në seancën ministrore të 132-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Në seancën ministrore, të kryesuar nga Italia do të marrin pjesë Ministrat e Jashtëm të 46 vendeve anëtare të organizatës më të vjetër evropiane për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Në seancë pritet të diskutohen disa tema aktuale, me fokus në pasojat e agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, që ndër të tjera çoi në përjashtimin e Federatës Ruse nga Organizata në mars të këtij viti. Gjithashtu, në takim do të bëhet edhe pranim- dorëzimi i presidencës së Komitetit nga Italia në Irlandë për gjashtëmujorin e ardhshëm.

Në margjinat e sesionit ministror janë planifikuar disa takime bilaterale të MPJ Osmani me Ministrat e Jashtëm të Moldavisë, Gjeorgjisë, Azerbajxhanit, Armenisë, si dhe Zëvendësministrin e Ukrainës, si dhe me përfaqësues të lartë të Këshillit të Evropës.

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

video neser finalja e kupes se maqedonise se veriut 628655932b62a
Story i mëparshëm

(VIDEO) Nesër finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut

ambasada e shba ve ne vendin tone i prezantoi ne ut programet e shkembimit per studentet dhe stafin akademik 62865a813d173
Story i radhës

Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë i prezantoi në UT programet e shkëmbimit për studentët dhe stafin akademik

Të fundit nga

ShkoLartë