Të gjitha marketet që shesin, bukë, miell tip – 400, qumësht me yndyrë prej 2, 3.2. dhe 3.5%, sheqer të bardhë, vaj luledielli, mish, oriz të bardhë dhe vezë, do duhet që të njejtat t’i shesin pa TVSH. Siç informojnë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike të gjitha shitoret dhe marketet që i shesin këto produkte, duhet që të nxjerrin faturë fiskale me normë tatimore 0%, gjegjësisht me shenjën “G” për mallrat dhe shërbimet që përjashtohen nga tatimi i vlerës së shtuar.
DAP
“Obligimi ligjor del nga Ligji për ndryshim dhe plotësim i Ligjit për tatimit të shtuar, i cili parasheh përjashtimin nga TVSH-ja për produktet ushqimore bazë. Bëjmë thirrje të gjithëve që të rregullojnë në kohë pajisjet fiskale”.
Për sjelljen e këtij vendim LSDM nuk harroi të përmend që meritat i kanë ata. Prioritetet e institucioneve të udhëhequra nga LSDM në kohën e krizës globale ekonomike dhe energjetike, thonë përmes komunikatës për media, janë mbrojtja e standardit të qytetarëve dhe likuiditeti i ekonomisë.
LSDM
“Çmimet e produkteve bazë mbeten stabile. Me masa në kohë, ne mbrojmë qytetarët nga çmimet drastike të ushqimeve bazë. LSDM vazhdon me realizimin e masave dhe politikave që mbrojnë standardin e qytetarëve dhe sigurojnë stabilitet ekonomik”.
Kjo masë për produkte ushqimore pa TVSH, do të jetë aktive nga sot deri më 31 maj.
Kjo dhe 25 masa të tjera, pjesë të pakos anti-Krizës që i solli Qeveria, peshojnë 400 milionë euro.
Emine Ismaili /SHENJA/