(VIDEO) Mickoski: Pasi takohen, Kovaçevski dhe Arsovska të gjejnë zgjidhje për kaosin urban

December 4, 2022
1 minut lexim

Mesazhi im edhe për kryetaren e Qytetit të Shkupit edhe për Kovaçevskin është që kur të takohen në mbledhje të fshehta në Qeveri, të merren vesh për gjëra thelbësore që do t’i ndihmojnë transportuesit, sepse kështu i ndihmojnë Shkupit. Ky është vlerësimi i kryetarit të VMRO-së, Hristijan Mickoski, i cili thekson se kaosi që po ndodh i frustron të gjithë, i bën nervoz dhe kjo nuk është e mirë.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Ditët e fundit disa nga bashkëpunëtorët partiakë të Kovaçevskit dolën publikisht me marrëveshjen që NTP ka nënshkruar për blerjen e naftës. Ata dolën kundër shokut të tyre partiak, i cili është drejtor i NTP-së për shkak se është anëtar i kryesisë qëndrore të LSDM-së”.

Mickoski theksoi se tenderi për blerjen e naftës në NTP Shkup nuk përmban artikull për zbritje, siç kanë qenë të gjitha kontratat e mëparshme, duke treguar se nëse zbritja është 6 denarë për një litër vaj dhe nëse NTP konsumon 25 mijë litra në ditë, atëherë do të kursejmë 2500 euro në ditë, në nivel mujor do të kursenim 75 mijë euro, ndërsa në nivel vjetor do të kursenim 900 mijë euro, pra siç tha ai mjafton sa për të rregulluar transportin privat dhe të ndalet kaos në trafik.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Tani këto para përfundojnë tek njerëzit e afërt të dyshes Kovaçevski dhe Arsovska, të afërm, bashkëpunëtorë në kontabilitet të cilët janë çdo ditë në NTP dhe u thonë se cilat fatura duhet të paguhen e cilat jo. Nëse këto 6 denarë do të ishin pjesë e kësaj marrëveshjeje, ja paratë dhe të gjithë ne në Shkup do të ishim të mbrojtur nga kjo që po na ndodh sot”.

Kontrata që është nënshkruar është 2 vjeçare dhe përfshin 14 milionë e gjysmë litra, do të thotë  fitojnë  1 milion e gjysmë euro, ja paratë, thjesht nuk duhen vjedhur dhe të bëhen tenderë, duhet t’i kthehen popullit, tha Mickoski.

Medina Ajeti /SHENJA/

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Për shkak të protestës, nesër në disa rrugë të Shkupit do të ketë regjim të posaçëm komunikacioni

Story i radhës

Dragan Stojkoviq i ngrit dy gishta, për Xherdan Shaqirin a për Granit Xhakën…  

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë