(VIDEO) Mickoski në Bullgari: Vijmë nga Maqedonia, flasim maqedonisht!

October 30, 2022
min lexim

Në qytetin bullgar të Blagoevgradit sot është hapur klubi maqedonas “Nikola Vapcarov”, i cili mban emrin e poetit të lindur në Bansko. Vet ceremonia ka kaluar pa ndonjë problem, ndërkohë që autoritetet bullgare të drejtuara nga ministri i Punëve të Brendshme, Ivan Demerxhiev i kanë dhënë një rëndësi të madhe ngjarjes në aspektin e sigurisë. Në ceremoni, përveç anëtarëve që organizuan atë, ishin të pranishëm edhe mysafirët nga Maqedonia e Veriut, Mile Boshnjakovski, sekretari i përgjithshëm i kabinetit të presidentit Stevo Pendarovski, si dhe liderët e VMRO-DPMNE-së dhe të Partisë e Majta, Hristijan Mickoski dhe Dimitar Apasiev.

Atanas Maznov nga klubi kulturor tha se klubi po hapet me qëllim të afrimit të dy popujve. Maznov shpreson se ndërsa bullgarët do të hyjnë në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa edhe minoriteti maqedonas në Bullgari do të marrë të drejtat e tyre.

“Ky është një klub që do të ndihmojë Bullgarinë të njohë kulturën maqedonase, e bashkë me të edhe popullin maqedonas. Momenti kulturor është ai që vërtet mund t’i bashkojë njerëzit dhe të kapërcejë dallimet”, deklaroi Maznov.

Ndërsa, i pari i VMRO-DPMNE-së, Mickoski deklaroi se se prezenca e tij është për t’i mbështetur maqedonasit në Bullgari.

HRISTIAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE

“Të mbështesim popullin tonë, maqedonasit, në këtë anë të kufirit. Le të dërgojmë një mesazh të qartë se ne jemi maqedonas që flasim gjuhën maqedonase dhe vijmë nga Maqedonia dhe se në shekullin 21 askush nuk duhet të ketë dilemë dhe as të diskutojë fare. E drejta për vetëvendosje duhet të respektohet dhe e drejta jonë për t’u vetëvendosur si maqedonas është e pacenueshme dhe e garantuar me të gjitha aktet ndërkombëtare”.

Mickoski gjithashtu  theksoi se në Maqedoninë  e Veriut të gjitha pakicave u garantohen të drejtat e tyre.  Ndërkohë, Dimitar Apasiev tha se i japin përkrahje të plotë klubeve të tilla, ndërsa deklaroi se do të ishte mirë që në këtë ceremoni të merrnin pjesë edhe kryeministri dhe presidenti i vendit.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i Presidencës, Mile Boshnjakovski është pyetur nga një gazetar bullgar nëse Maqedonia e Veriut ka pretendime territoriale ndaj Bullgarisë, Bosnjakovski u përgjigj negativisht. “Ju lutem, jo. Nuk kam ndërmend të bëj deklarata”, tha ai.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një burrë hodhi shishe me benzinë në qendrën e Forcave Kufitare britanike dhe më pas kreu vetëvrasje

Story i radhës

SHBA, dëbimi nuk pengon prurjet e migrantëve nga Venezuela

Të fundit nga

ShkoLartë