(VIDEO) Kryetarja e Komisionit Evropian në Shkup, theksohet rëndësia e energjetikës

October 26, 2022
1 minut lexim

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të nisë nga Shkupi një turne ballkanik gjatë të cilit pritet që të vizitojë edhe Kosovën, Shqipërinë, Bosnjëm Malin e Zi dhe Serbinë. Mesazhi kryesor që do ta përcjellë kryetarja e Komisionit Evropian, është përkushtimi i BE-së për integrimin evropian të rajonit. Turneu i saj nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor është në kontekst të luftës në Ukrainë dhe krizës energjetike, ndërsa qëllimi është që t’i përcillet rajonit se është i rëndësishëm për Bashkimin Evropian. Në Shkup, Der Leyen do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski e presidentin Stevo Pendarovski. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup njoftoi se gjatë vizitës së saj, presidentja von der Leyen do të theksojë rëndësinë që Bashkimi Europian i kushton rajonit dhe angazhimin e tij të palëkundur ndaj perspektivës

DELEGACIONI I BASHKIMIT EVROPIAN, SHKUP

“Nënshkrimi i marrëveshjes për statusin e FRONTEX-it paraqet edhe një hap tjetër në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. Do të sjellë përfitime praktike nëpërmjet përmirësimit të sigurisë kufitare të vendit”

Në të njëjtën kohë, presidentja von der Leyen do të përshkruajë mbështetjen e mëtejshme që BE-ja do t’i ofrojë Maqedonisë së Veriut dhe rajonit për të ndihmuar në zbutjen e ndikimit të krizës aktuale energjetike.

Delegacioni njofton se gjatë viteve, Bashkimi Europian drejtpërdrejt, si dhe Ekipi Europa, e kanë mbështetur Maqedoninë e Veriut me ndihmë të konsiderueshme në sektorin e energjisë. Në këtë aspekt prmnedet Termocentralet Fotovoltaike Solare Oslomej 2 dhe Manastir – vlera totale prej 30 milion euro, Parku i Erës Bogdanci, vlera totale prej 76 milionë euro, Fondi i Mirëbesimit i BE-së – vlera totale prej 20.7 milionë euro, Ndërlidhja e Energjisë-Rrjeti, seksioni në Maqedoninë e Veriut – vlera totale prej 51,7 milionë euro, Mbështetja e BE-së për efiçencën e energjisë në zonën ndërkufitare – gjithsej 3.45 milionë euro.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tensionet Greqi-Turqi dhe rreziku i një konflikti

Story i radhës

Zoran Bozhinovski mbrëmë është rrahur fizikisht në Manastir, policia e heton rastin

Të fundit nga

ShkoLartë