Kryetar i Kuvendit, Talat Xhaferi, thotë se është i gatshëm të fillojë procedurën për ndryshimet kushtetuese në momentin kur do formohet shumicë prej 81 deputetësh, por nuk potencoi se kur mund të ndodh një gjë e tillë. Kryeparalmentari gjatë brifingut me gazetarët, vlerësoi se nuk pa pasur nevojë për një takim mes atij dhe të parit të Qeverisë për të diksutuar për një çështje për të cilën kryeministri dhe palët e tjera kanë deklaruar publikisht se aktualisht nuk ka shumicë adekuate, ndërsa nënvizoi se po zhvillohen bisedimet me të gjitha partitë politike.
Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit
“Në momentin që ata do të konsiderojnë se i kanë kushtet për të nisur iniciativë, unë jam i gatshëm që si kryetar i Komisionit amë dhe Kuvendit të veprojë sipas procedurës, kuptohet pasi të merret iniciativa”
Kryetari i Kuvendit u pyet edhe se deri ku janë negociatat me deputetët për këtë çështje, por ai u përgjigj shkurt se nuk është përgjegjësia e tij t’i bëjë ato biseda me deputetët.
Kryeministri Dimiatr Kovaçevski vazhdon të mbetet optimist se do të arrihet shumica e nevojshme për ndryshimet kushtetusese. Në një intervistë për RTVM-në ai tha se është optimist racional.
Dimitar Kovaçevski, kryeministër
“Ka lloje të ndryshme optimistësh, por unë jam optimist racional, kjo do të thotë se besoj te qëllimi, por edhe punoj që ai synim të realizohet. Ashtu siç ishte me krizën energjetike, ku nuk kam bërë shumë deklarata, por jemi kujdesur që të gjithë qytetarët të mos kenë goditje të çmimeve, dhe ashtu siç kam besuar se në kohë krize mund të rrismi pagën minimale dhe të sigurojmë financim përmes intrumenteve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, po ashtu besoj se edhe kjo do të realizohet sepse është proces i pakthyeshëm”
Ndërkaq, kreu i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hrisitjan Mickoski, edhe njëherë përsëriti qëndrimin e tyre se grupi parlamentar dhe koalicioni nuk do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese, për futjen e bullgarëve në preambullë.
Hrisitjan Mickoski, kryetar i VMRO-së
“Grupi parlamentar i koalicionit të VMRO-DPMNE-së nuk do ti votojë ndryshimet kushtetuese, kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë. Pasi ne në zgjedhje nuk kemi shkuar shtëpi më shtëpi për t’ju thënën qytetarëve se do i bëjmë ndryshimet kushtetuese”.
Mickoski sqaroi se qasja e VMRO-së është e kundërt me atë të LSDM-së dhe BDI-së.
Linda Ebibi /SHENJA/