(VIDEO) Krerët e shtetit me urime dhe porosi për “11 tetorin”

min lexim

Të bashkohemi dhe sëbashku të përballemi me të gjitha problemet. Kjo ishte porosia e të parit të shtetit, Stevo Pendarovski, me rastin e 11 Tetorit- Ditës së Kryengritjes Popullore. Presidenti nënvizoi se 81 vjet pas fillimit të luftës antifashiste ndodhemi përpara sifdave të reja, që përveç problemeve shëndetësore, ekonomike, dhe energjetike, jetojmë  me një ndarje të thellë në shoqërinë maqedonase, prandaj bëri thirrje që të gjithë nacionalitetet që jetojnë në Maqedoninë e Veriut  bashkërisht të luftojnë për një të ardhme më të mirë.

Stevo Pendarovski, president

“11 Tetori dhe lufta antifashiste le të jetë frymëzimi ynë për kapërcimin e ndarjeve dhe pajtimin kombëtar me respekt të ndërsjellt. Le t’i lëmë mënjanë interesat dhe kotësitë personale dhe të punojmë për të mirën e përbashkët, të bekuar me mundësinë për të jetuar në liri dhe paqe, në vendin tonë. Urime dhe qoftë festë e përjetshme”

Kryetar i Kuvendit, Talat  Xhaferi  për festën e 11 Tetorit tha se, të bashkuar jemi në anën e duhur dhe të luftojmë për jetë dinjitoze për të gjithë.

Talat Xhaferi, kryeparlamentar

“Në këtë ditë historike kur shënohet fillimi i luftës vendimtare kundër fashizmit – të keqes më të madhe në histori dhe fillimi i kundërshtimit të pasigurt por vendimtar kundër pushtimit, dhunës, përçarjeve, nënçmimit dhe diskriminimit ndërmjet njerëzve, përsëri e rikujtojmë atë gjeneratë të liridashësve dhe bashkëqytetarëve sakrifikues të cilët nuk hezitonin në asnjë çast për atë se cilës anë ti bashkëngjiten dhe ta japin më të shtrenjtën. Kurrë mos harrojmë të qëndrojmë në anën e vërtetë”

I pari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veirut sot festonë fillimin e kryengritjes antifashiste dhe të  Luftës Nacionalçlirimtare kur në vitin 1941 luftëtarët tanë zgjodhën me guxim anën e duhur, të cilët luftuan për idelae të lirisë dhe të paqes.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Lëvizja fitimtare antifashiste nacionalçlirimtare, në seancën e parë të KAÇKM-s, zyrtarizoi idealin për shtetin maqedonas dhe ne si qytetarë jemi dhe duhet të jemi përjetësisht mirënjohës! Ne vazhdojmë rrugën e tyre në të njëjtin drejtim, duke zgjedhur përparimin dhe paqen e vendit dhe duke krijuar një jetë më të mirë për brezat e sotëm dhe të ardhshëm. Të bashkuar, në krahun e vërtet ecim përpara”

Lideri i opozitës Hristjan Mickoski, tha se 11 Tetori është një nga datat më të ndritura në historinë e Maqedonisë së Veriut, sepse shënio fillimin e kryengritjes antifashiste të qytetarëve maqedonas.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE

“Është trashëgimia jonë e shenjtë antifashiste me të cilën duhet të krenohen të gjithë qytetarët e Maqedonisë, sepse ata qëndruan në anën e duhur të historisë dhe kështu përmbushën aspiratën shekullore të mijëra heronjve të tjerë të njohur dhe të panjohur për një Maqedoni të lirë”

Me rastin e shënitmit të festës së 11 Tetorirt, delegacioni qeveritar mori pjesë në manifestime përuruese në Kumanovë dhe Prilep. Delegacionin qeveritar në Prilep e udhëhoqi  ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, ndërsa në përbërje të delegacionit ishin zëvendësministri i Shëndetësisë,Vlladimir Rendevski, dhe drejtor i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë Xhemil Qamili.

Linda Ebibi /SHENJA/

Story i mëparshëm

Estonia, ‘shuplakë’ Putinit, ja vendimi i fundit që pritet të trondisë Rusinë

Story i radhës

Hakohet faqja zyrtare e kryetarit të Komunës së Çairit

Të fundit nga