(VIDEO) Kovaçevski prezanton pakon e re të masave antikrizë, do të peshojë 350 milionë euro

min lexim

Kryeministri Kovaçevski prezanto masat antikrizë me anë të së cilave do të ndihmohen qytetarët për ta kaluar këtë dimër të vështirë.  Pakoja e masave antikrizë peshon 350 milionë euro.

Kryeministri tha se të gjithë se bashku ta kalojmë dimrin më të vështirë, pasi sipas tij në pranverë do të jetë ndryshe. Kovaçevski theksoi se kjo është kriza më e madhe që pas luftës së dytë botërore dhe bashkë me partnerët nga Bashkimi Europian dhe rajoni do të kujdesen që ta kalojmë këtë dimër.  Ministri premtoi se gjatë këtij dimri do të ketë ushqim dhe energji elektrike për të gjithë qytetarët.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Para se gjithash sigurojmë nga 3000 denarë në katër muajt e ardhshëm, apo 12 mijë denarë për pothuajse 42 mijë qytetarë. Këtu hyjnë personat që marrin ndihmë sociale, personat që shfrytëzojnë të drejtën për nevoja të posaçme, prindër të fëmijëve me nevoja të posaçme deri në moshën 26 vjeçare, të cilët shfrytëzojnë të drejtën për ndihma shtesë, personat me aftësi të kufizuar të cilët shfrytëzojnë të drejtën për ndihmë dhe përkujdesje nga person tjetër, personat me ndryshime të përhershme shëndetësore, prindër vetëushqyes si dhe persona të papunësuar. Për këtë masë janë ndarë gjithsej mbi 8 milionë euro”.

Kryeministri paralajmëroi se nga një janari pensionet do të rriten edhe 6 %, ndërsa gjatë kohës së krizë do të ketë edhe pako të veçanta për ata që marrin pensione të ulëta.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

Nga 1500 denarë në 4 muajt e ardhshëm do të ketë për pensionistët që kanë pensione deri 11.525  denarë dhe nga 750  denarë për pensionistët që marrin nga 11.525 denarë deri 14 mijë denarë. Për këtë masë janë ndarë 12.2 milionë denarë.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se do të ketë ndihmë financiare edhe për shkollat fillore dhe të mesme. Ai tha se ata do të përfshihen në tregun e rregulluar të energjisë elektrike dhe me këtë do të nuk do të ketë ndërprerje të procesit edukativo arsimor.

“Do të ndihmojmë gjithsej 365 shkolla fillore dhe 109 të mesme. Për këtë qëllim janë ndarë 1 milion euro”, tha Kovaçevski.  Kovaçevski tha se edhe Institucionet Shëndetësore do të ndihmohen.

Një pjesë e masave do të hyjnë në fuqi pasi të miratohen në Kuvend, ndërsa një pjesë tjetër direkt me vendim të qeverisë.

Enis Murtezi /SHENJA/

 

 

Story i mëparshëm

Ministri ukrainas për sulmin në Zaporizhzhia: Ukraina ka nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore

Story i radhës

Bekteshi: Nga 1 dhjetori do të ndihmohen prodhuesit e produkteve bazë, si mielli dhe vaji për gatim

Të fundit nga