(VIDEO) Kovaçevski: Me ASH-në bisedojmë për të ardhmen evropiane të vendit

November 21, 2022
1 minut lexim

Bisedimet me Aleancën për Shqiptarët në kontekstin e së ardhmes evropiane të vendit do të vazhdojnë dhe nëse ka dakordsi për parimet kyçe, mund të ndodhë zgjerim i shumicës qeveritare, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Në pyetjen e një gazetari rreth një komenti për deklaratën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti se po zhvillohen bisedime me AA-në dhe për hyrjen e tyre të mundshme në koalicion qeveritar, Kovaçevski tha se përgjigja e Ahmetit nuk ndryshon nga përgjigja që ka dhënë pas takimit, të premten me Taravarin.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Me partinë Aleanca për Shqiptarët, veçanërisht me ushtruesin e detyrës së kryetarit të saj, Arben Taravari, kam diskutuar për të ardhmen evropiane të vendit dhe të gjitha vendimet që duhet të vishen. Gjithashtu thashë se koalicioni ynë qeveritar është i hapur për të gjitha partitë politike që ndajnë atë vizion dhe më tej thashë se kemi biseduar konkretisht për të gjitha ato ligje dhe reforma që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe politikat ekonomike. Gjegjësisht masat kundër krizës për t’u përballur me këtë krizë të madhe ekonomike dhe energjetike në të cilën gjendet vendi dhe Evropa”

Enis Murtezi /SHENJA/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Stoltenberg: Ndihmat ushtarake përcaktuese për negociatat e Kievit me Moskën

Story i radhës

Shqipëria e gjitha nën ujë, çfarë parashikon moti ditën e martë

Të fundit nga

ShkoLartë