(VIDEO) Kostoja e jetesës është rritur për 11.9%, çmimet janë rritur për 12.1%

Kostoja e jetesës në maj të këtij viti krahasuar me muajin paraprak është rritur me dy, kurse çmimet e shitjes me pakicë për 1.5 për qind. Krahasuar me muajin  maj të vitit të kaluar, kostoja e jetesës është më e lartë për 11,9 për qind dhe çmimet e shitjes me pakicë për 12,1 për qind.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, rritje e indekseve të kostos së jetesës në maj 2022, krahasuar me një muaj më pare është shënuar  rritje pothuajse tek të gjitha produktet.

ENTI SHTETËROR I STATISTIKAVE

“Është shënuar ritje tek vaji  me 6,7 për qind, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe produktet e ëmbëlsirave me 6,2 për qind, qumështi  me 5,4 për qind, bukë dhe drithëra me 3,7 për qind, kafe, çaj, kakao me 3,1 për qind, djathë dhe gjizë me 2,9 për qind, ujë mineral, pije të gazuara, lëngje frutash dhe perimesh me 2 për qind, fruta të freskëta dhe të ftohta me 2,6 për qind, mish me 2,5 për qind, peshk dhe ushqim deti me 2,3 për qind, perime të freskëta dhe të ftohta, përveç patateve dhe kulturave të tjera kanë  rrënjë me 1,6 për qind”.

Në maj gjithashtu u rriten edhe  indekset e kostos së jetesës për produktet e tjera mjekësore me 19 për qind, shërbimet e akomodimit me 7,5 për qind, karburantet për automjetet me 7,4 për qind, bizhuteritë, orët për 7 për qind , karburantet e lëngëta për familjet me 5,8 për qind, shërbimet  shtëpiake me 5,7 për qind, aranzhimet e udhëtimit me 4,3 për qind, këpucët me 3,3 për qind.

Nga Enti Shtetëror i Statistikave më tej theksojnë se Indekset e kostos së jetesës në maj 2022, krahasuar me muajin paraardhës, u ulën për  transportin ajror i pasagjerëve me 10,5 për qind, kopshtet, bimët dhe lulet me 2,4 për qind dhe pajisjet elektrike për higjienën personale me 1,2 për qind.

Samir Mustafa /SHENJA/

Story i mëparshëm

Juventusi dhe Atletiko planifikojnë shkëmbimin e bujshëm

Story i radhës

Zelensky shprehet i lumtur që Johnson do të mbetet kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar

Të fundit nga