Juventusi dhe Atletiko planifikojnë shkëmbimin e bujshëm

Juventusi dhe Atletiko kanë nisur nga puna për ndërtimin e skuadrave respektive për sezonin e  ardhshëm, ku klubet përveç afrimeve duhet të mendojnë edhe për transferimet.

“Zonja” dhe gjigantët spanjoll kanë dy “probleme” që duhet të zgjidhin në këtë merkato persi i përket largimeve në klub që janë dy sulmuesit, Alvaro Morata dhe Moise Kin.

Spanjolli i cili në sezonin e kaluar ishte i huazuar te Juventusi nga Atletiko do të dëshironte të qëndronte në klubin italian duke parë edhe minutazhin dhe konsideratën qe trajneri Masimiliano Alegri ka për të. Bardhezinjtë kanë menduar t’i ofrojnë Atletikos sulmuesin Moise Kin, i cili është prej kohësh në listën e lojtarëve që do të largohen nga “Zonja”, me madrilenët që mund të ishin një destinacion i mundshëm.

Simeone do të binte dakord më një transferim të italianit, i cili do të zinte vendin e lënë bosh në repartin e sulmit pas largimit të Luis Suarez. Tratativat mes klubeve vazhdojnë, ku duhet ende të gjehet gjuha e duhur përsa i përket formulës për përfundimin me sukses të kësaj marrëveshje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Ballkani i Hapur”/ Abazoviq dhe Vuqiq arrijnë në Ohër (VIDEO)

Story i radhës

(VIDEO) Kostoja e jetesës është rritur për 11.9%, çmimet janë rritur për 12.1%

Të fundit nga