(VIDEO) Kisha Ortodokse Serbe pranoi Autoqefalinë e Kishës Ortodokse Maqedonase

May 24, 2022
1 minut lexim

Kisha Ortodokse Serbe ka pranuar autoqefalinë e Kishës Ortodokse Maqedonase, pas një kontesti disa dekadësh mes tyre. Vendimi vjen pasi para disa ditësh Patriarkana Ekumenike e Stambollit gjithashtu pranoi Kishën Ortodokse Maqedonase. Kryepeshkopi Stefan nga Kisha maqedonase falënderoi Kryepeshkopin serb, sipas tij i vetmi që tregoi mirëkuptim pas 55 vjetësh pritje.

 KRYEPESHKOPI STEFAN, KISHA ORTODOKSE MAQEDONASE
“Për 55 vjet ulëm dhe pritëm në verandë dhe nuk gjetëm njeri që të kujdesej për ne. Pastaj na u afrua një burrë tjetër, vëllai ynë, shërbëtori i sotëm, Shenjtëria e Tij Patriarku serb Porfiri”.

Vendimi i Kishës Ortodokse Serbe u përshëndet edhe nga krerët e shtetit dhe liderët politikë. Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes një video mesazhi tha se dita e sotme është historike pasi Kisha Ortodokse është pjesë e identitetit maqedonas.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR
“Dita e sotme është ditë e madhe, historike, kur i nderojmë vëllezërit e shenjtë Cirilin dhe Metodin, të fitojmë edhe autoqefalinë e Kishës tonë si të barabartë me të tjerat dhe si vlerësim për trashëgiminë e saj në lartësinë shpirtërore të Kryepeshkopatës së Ohrit, edhe si pjesë autentike e identitetit maqedonas”.

Edhe presidenti Stevo Pendarovski e ka përshëndetur vendimin përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT
“Ky është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e vendit të besimit ortodoks, i cili pason vendimin e Patriarkanës Ekumenike për të pranuar Kishën tonë në unitet kanonik dhe bashkësi eukaristike”.

Poashtu përmes Facebookut, vendimin e mirëpriti edhe kryetari i VMRO DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE
“Pas vendimit të Patriarkanës Ekumenike, si dhe vendimit të sotëm, jemi dëshmitarë të një historie të rëndësishme për popullin tonë dhe Maqedoninë tonë! Le të jetë për shumë vite!”
Vendimi i Kishës Ortodokse Serbe për të pranuar autoqefalinë e Kishës Ortodokse Maqedonase u kumtua sot nga Kryepeshkopi serb Porfiri, gjatë meshës së përbashkët për nder të ditës së iluministëve sllavë, Shën Cirili dhe Metodi. /SHENJA/

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shaqiri në takime në Forin ofis me drejtorin e Zyres për Evropë dhe ministrat e Arsimit nga Ballkani Perëndimor

Story i radhës

Mourinho me deklaratë interesante për shqiptarët

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë