video kercenohet dhe lendohet me thike punonjesja e nje marketi ne tirane nje person i vjedh nje shume parash 695fd0437d317

Video/ Kërcënohet dhe lëndohet me thikë punonjësja e një marketi në Tiranë, një person i vjedh një shumë parash

January 8, 2026
1 minut lexim

Një grabitje është shënuar këtë të enjte në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Një person, ende i paidentifikuar, ka hyrë në market dhe nën kërcënimin e një thike i është afruar arkës, duke kërcënuar shitësen dhe duke marrë paratë e xhiros ditore.

Gjatë momentit të grabitjes, shitësja ka tentuar ta ndalojë autorin, por është plagosur lehtë në dorë nga thika. Ajo është transportuar në spital, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e grabitësit, ndërsa po shqyrtohen edhe rrethanat e ngjarjes.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

demtimi i rende u regjistrua ne talin kunder kaljus 695fcf93ad98b
Lajmi i mëparshëm

Dëmtimi i rëndë u regjistrua në Talin kundër Kaljus

nje miliard euro per kosoven po presin nje po nga deputetet 695fd09ea4986
Lajmi i radhës

Një miliard euro për Kosovën po presin një “po” nga deputetët

Të fundit nga

Luana zbulon asetet, pak më shumë se që duhet

Luana Vjollca ka një trup perfekt. Moderatorja ka publikuar disa fotografi me bikini dhe duket më e nxehtë se kurrë. Duuke përshkruar dhe ndërruar pozat e saj, aksidentalisht Luana ka nxjerrur thithkat

Mbyllet protesta e 63 antiqeveritare

Është mbyllur protesta e 63-të antiqeveritare e zhvilluar në Tiranë, ku qytetarë nga kryeqyteti dhe zona të ndryshme të vendit u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë. Në përfundim të tubimit,
ShkoLartë