(VIDEO) IRI: Vetëm 4% e qytetarëve i besojnë gjyqësorit

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut as nuk janë të kënaqur me mënyrën e jetesës dhe as nuk presin që ajo të ndryshojë për mirë. Përkundrazi, shumica besojnë se gjërat vetëm do të përkeqësohen. Këtë e tregojnë rezultatet e anketës së Institutit Ndërkombëtar Republikan – IRI në tetor të këtij viti, bazuar në një mostër përfaqësues prej 1207 të anketuarve. Sipas këtij hulumtimi vetëm 4 % e qytetarëve i besojnë plotësisht gjyqësorit. Sondazhet e mëparshme treguan se rreth 8 për qind e qytetarëve në Maqedoni besonin në gjyqësor. Në një vit besimi është ulur për 50%.

Të dhënat u mblodhën nga 23 shtatori deri më 13 tetor 2022, me kampionim të shtresuar shumëfazor përmes intervistave ballë për ballë në shtëpitë e të anketuarve.

Në anketë është vërejtur niveli i ulët i besimit tek Prokuroria, policia, sistemi shëndetësor, puna e Qeverisë, Arsimi…

Tendencat e uljes së pritjeve dhe parashikimet e zymta mund të shihen jo vetëm nga sondazhi i fundit, por edhe nga rezultatet krahasuese të 12 viteve më parë. Nga viti 2010 e deri më tani, nuk ka pasur kurrë më shumë njerëz që janë përgjigjur se vendi po ecën në drejtimin e gabuar, e as më pak që janë përgjigjur se po shkon në drejtimin e duhur. Rreth 58 për qind thanë se vendi po përkeqësohet, që është pothuajse dy herë më shumë se vitin e kaluar (30 për qind). Është në të njëjtin nivel me prillin e 2016-ës, kohë kur kishte një krizë politike.

Tre të katërtat e të anketuarve thanë se qeveria e kryeministrit Dimitar Kovaçevski nuk ua zgjidh fare problemet ose përgjithësisht nuk i zgjidh ato.

Ndërkohë kritikat më të ashpra për vendin  në të gjitha raportet e BE-së vijnë në adresë të gjyqësorit dhe prokurorisë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

Story i mëparshëm

Ministri Nuredini i aftë për takime i paaftë për realizime, mjedisi në duar të pa sigurta!

Story i radhës

​Jeni vazhdimisht të uritur edhe pse ushqeheni shpesh

Të fundit nga