(VIDEO) Hapet në Shkup, Qendër fizikale për personat me nevoja të veçanta

June 3, 2022
1 minut lexim

Sot u hap qendra e terapisë fizikale për persona me nevoja të veçanta Sos Vita Medikal, e cila është e para në qytetin e Shkupit.

Kryetari i shoqatës SOS VITA, Ertan Shakiri, faleminderoi kryetaren e qytetit të Shkupit, Ministrin e Shëndetësisë, zv.drejtorin e Drejtorisë për të Ardhura Publike dhe të gjithë ata që nuk i kthejnë asnjëherë mbrapshtë kërkesat e shoqatës së tyre.

ERTAN SHAKIRI-KRYETAR I SHOQATËS SOS VITA

 “ I thërrasë nga thellësia e zemrës çdo institucion kompetentë të shtetit, që nga sot mos t’i harrojnë personat me nevoja të veçanta, pikërisht mos ti harrojnë ata njerëz që ka thënë Zoti, kan e dua e sprovoj. Ai ministër apo ai kryetar, e ka për obligim që tju delë në ndihmë personave me nevoja të veçanta”.

Z.v drejtori i Drejtorisë për të Ardhura Publike,  Abdul Selam Selami, u bëri thirrje qeverisë dhe të gjitha institucioneve që t’ua zgjasin dorën personave me nevoja të veçanta.

ABDUL SELAM SELAMI-ZV DREJTOR PËR TË ARDHURA PUBLIKE 

“Së pari herë çdo institucion me ligj e ka të drejtën që të punësojë persona me nevoja të veçanta, ndihmë, e dyta u bëjë apel kompanive që nëpërmjet donacioneve të cilat me ligj janë të lejuara  t’u ndihmojmë shoqatave, siç është shoqata SOS VITA”.

Përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë deklaruan se dera është e hapur çdo herë për bashkëpunim dhe do të bëjnë të pamundurën që këta persona me nevoja të veçanta të gëzojnë gjithçka që  kanë nevojë. Edhe kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska tha  se është shumë e lumtur që ka qenë pjesë e kësaj hapje solemne dhe tha se do të jenë gjithmonë në shërbim të personave me nevoja të veçanta.

Sos Vita Medikal do të ketë dy të punësuar dhe do jetë e hapur çdo ditë për personat që kanë nevojë.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dekania e UT-së, Prof. Dr. Shpresa Memishi në takimin universitar ballkanik të sportit

Story i radhës

Grubi i fton qytetarët në festën e sotme në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë