Elektranat e Maqedonisë së Veriut bëjnë apel që të gjithë konsumatorët të kontrollojnë nëse objektet janë gati për sezonin e ngrohjes.
Nga EMV, gjithashtu theksojnë se në mënyrë që sezoni i ngrohjes në objektet e lidhura me ngrohjen qendrore të fillojë në kohë dhe që furnizimi i energjisë termike të ecë pa probleme, është e nevojshme që konsumatorët të kryejnë ndërhyrjet në instalimin e brendshëm dhe të njëjtën ta raportojnë menjëherë në Qendrën për kujdesin ndaj klientit të EMV Furnizuesi.
ELEKTRANAT E MAQEDONISË SË VERIUT
“Në prag të sezonit të ri të ngrohjes 2022/2023, i cili fillon më 15 tetor, ‘EMV Furnizuesi DOOEL’ Shkup, si ofrues i aktiviteteve energjetike, me qëllim të ofrimit të shërbimit publik të furnizimit me energji termike në periudhën e ardhshme, apelon tek konsumatorë dhe shoqëritë e pronave të kontrollojnë nëse objektet janë gati për sezonin e ngrohjes”.
Siç deklarojnë nga EMV, Bashkëpunimi i konsumatorëve dhe shoqërive të pronave është në interesin e të gjitha palëve për të siguruar shpërndarjen në kohë dhe cilësore të energjisë termike.
ELEKTRANAT E MAQEDONISË SË VERIUT
“Në të njëjtën kohë, shoqëritë e pronave apo menaxherët e objekteve duhet të sigurojnë qasje të papenguar për zyrtarët në stacion ngrohjeje, si dhe të sigurojnë furnizim të vazhdueshëm me energji elektrike, të stacionit të ngrohjes me energji elektrike (faturat e paguara të energjisë elektrike për stacionin e ngrohjes dhe instalimin funksional elektrik)”.
Për të gjitha informacionet e nevojshme apo ankesat për ndërhyrje të caktuara, nga EMV infromojnë se konsumatorët mund të telefonojnë Qendrën e Kujdesit ndaj Konsumatorit.
Samir Mustafa /SHENJA/