video e dhunimit te te riut reagon policia e shtetit nisin verifikimet pezullohen 4 police 6acea7d1a9539

Video e dhunimit të të riut/ Reagon Policia e Shtetit: Nisin verifikimet, pezullohen 4 policë

October 13, 2026
min lexim

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me një video me pamje të rënda, ku shfaqet një i ri i dhunuar nga efektivët, që tërhiqet zvarrë prej tyre. 

Reagimi thekson se pavarësisht verifikimeve të nisura, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të katër punonjësve të Policisë, si dhe të shefit të Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisar F. K. Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre.

Reagim i plotë: 

Në lidhje me videon e publikuar në media, ku shfaqet 19-vjeçari L. B., i dëmtuar në këmbë, teksa shoqërohet nga punonjësit e Policisë pranë Parlamentit për t’u dërguar në spital për ndihmë mjekësore, Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet për të sqaruar rrethanat e rastit dhe mënyrën e trajtimit të tij nga punonjësit e Policisë.

Pavarësisht verifikimeve të nisura, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të katër punonjësve të Policisë, si dhe të shefit të Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisar F. K. Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre.

Gjithashtu, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, është ngritur një grup i posaçëm, nën drejtimin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale, për të verifikuar dhe analizuar të gjitha veprimet e punonjësve të Policisë, nga fillimi deri në përfundim të tubimit, si dhe zbatimin e procedurave standarde të punës. Çdo punonjës që ka shkelur procedurat apo ka tejkaluar kompetencat do të mbajë përgjegjësi.

Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për rastin.

Policia e Shtetit thekson se aktet e dhunshme të shfaqura prej orësh në kryeqytet, përfshirë dëmtimin, shkatërrimin dhe djegien e pronës, nuk kanë asnjë lidhje me ushtrimin paqësor të së drejtës për protestë dhe nuk mund të justifikohen në asnjë rrethanë.

Policia e Shtetit u bën thirrje personave të maskuar dhe atyre që kryejnë akte dhune e shkatërrimi t’i ndalin menjëherë, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

Gjithashtu, Policia e Shtetit u kërkon qytetarëve të distancohen nga personat e dhunshëm, për të garantuar sigurinë e tyre.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

alarm ne oher dhe struge femijet shfrytezohen per lemoshe dyshime edhe per abuzim seksual 6ace90cea53b8
Lajmi i mëparshëm

Alarm në Ohër dhe Strugë: Fëmijët shfrytëzohen për lëmoshë, dyshime edhe për abuzim seksual

guilfoyle mandati im si ambasadore mund te perfundoje 6acea83375150
Lajmi i radhës

Guilfoyle: Mandati im si ambasadore mund të përfundojë

Të fundit nga

Shpallet urdhërarrest ndërkombëtar për Iva Mihaillovën

Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur urdhërarrest qendror dhe ndërkombëtar për Iva Mihaillova. “Personi kërkohet me urdhërarrest qendror dhe ndërkombëtar, bazuar në kërkesën e Gjykatës Themelore të Koçanit, për vepër penale
ShkoLartë