Video/ Deputeti turk thyen telefonin me çekiç në parlament

Një deputet turk ka thyer celularin me çekiç teksa po fliste në parlament.

Burak Erbay, i cili është anëtar i Partisë Popullore Republikane në opozitë, po protestonte kundër një projektligji të propozuar të mbështetur nga qeveria, i cili synon të luftojë “dezinformimin” në internet, shkruan BBC transmeton “Bota sot”.

Sipas këtij legjislacioni, rrjetet e mediave sociale dhe faqet e internetit do të duhet të publikojnë detaje të përdoruesve të dyshuar për “përhapjen e informacionit mashtrues” dhe mund të rezultojë në burgosjen e të akuzuarve deri në tre vjet burg.

Kritikët thonë se projektligji, nëse miratohet në ligj, do të cenonte liritë e shtypit dhe do të çonte në censurë të përhapur.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Milan po planifikon që të mbajë një takim

Story i radhës

Sharmi i përgjakur i Edi Ramës!

Të fundit nga