Një deputet turk ka thyer celularin me çekiç teksa po fliste në parlament.
Burak Erbay, i cili është anëtar i Partisë Popullore Republikane në opozitë, po protestonte kundër një projektligji të propozuar të mbështetur nga qeveria, i cili synon të luftojë “dezinformimin” në internet, shkruan BBC transmeton “Bota sot”.
Sipas këtij legjislacioni, rrjetet e mediave sociale dhe faqet e internetit do të duhet të publikojnë detaje të përdoruesve të dyshuar për “përhapjen e informacionit mashtrues” dhe mund të rezultojë në burgosjen e të akuzuarve deri në tre vjet burg.
Kritikët thonë se projektligji, nëse miratohet në ligj, do të cenonte liritë e shtypit dhe do të çonte në censurë të përhapur.