(VIDEO) Bujar Osmani: Opozita e partizon tërësisht axhendën evropiane

min lexim

-ads3-

“Ndryshimet kushtetuese janë çështja që do të debllokojnë procesin, pra do të mundësojë vazhdimin e rrugës drejt BE-së. Besoj se të gjithë duhet të dalim para qytetarëve dhe të tregojmë nëse qëndrojmë pas vullnetit të tyre për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian”, thotë ministri i Punëve të Jashtëm – Bujar Osmani në një intervistë ekskluzive për portalin “Frontline.mk” dhe CIVIL Media.

Ai thekson se opozita partizon plotësisht axhendën, vë në funksion perspektivën evropiane të shtetit në funksion të zgjedhjeve të ardhshme.

“Ju keni parti politike që me këmbëngulje e bllokojnë atë proces dhe prandaj mendoj se duhet të dalim me një mesazh të qartë për qytetarët. A i mbështesni strukturat politike që duan që vendi të jetë anëtar i Bashkimit Evropian, apo ata që vlerësojnë se duhet të ketë struktura alternative, siç është takimi i presidentit rus me presidentin e Koresë së Veriut, ku wshtw projektuar njw alternativë e re ndaj Bashkimi Evropian? Kjo është arsyeja pse ne besojmë se tani është koha që të gjitha partitë politike që avokojnë për BE-në të jenë pjesë e Frontit Evropian. Të tjerët le të krijojnë frontin e tyre që ne të dalim përpara qytetarëve dhe t’i lëmë qytetarët të zgjedhin. A e duan Bashkimin Evropian apo e duan atë koalicion që u mblodh së fundmi në Rusi”, thotë ministri Osmani, përcjell PRESSonline.al

Sipas tij, Federata Ruse nuk mund të jetë alternativë ndaj Bashkimit Evropian, sepse nuk mund të ofrojë alternativë.

– A keni parë njeri të shkojë në punë apo të shkojë në Rusi?, pyet Osmani.

“Ata po shkojnë në Bashkimin Evropian, sepse ne jemi i njëjti sistem vlerash, gjeografikisht, kulturalisht, ekonomikisht, historikisht i takojmë kësaj familjeje, vlerave të BE-së”, nënvizon Osmani.

Story i mëparshëm

“Do të marr hapa ligjor”, Kiara Tito bën paralajmërimin, për kë e ka?

Story i radhës

Joao Felix debuton me gol te Barcelona, shënon edhe Lewa

Të fundit nga