(VIDEO) Blerësit thonë se nuk ka ulje të çmimeve të ushqimeve bazë

min lexim

Çmimet  e produkteve ushqimore bazë vazhdojnë të jenë të larta  për qytetarët.  Ata vlerësojnë edhe pse nga organet shtetërore në vazhdimësi ka raportime për ulje të çmimeve të këtyre produkteve, në realitet ata ballafaqohen me të njejtat çmime të larta. Qytetarët ankohen se çmim më të lartë kanë buka dhe produktet e qumështit.

QYTETAR

“Nuk e di, mendoj se do të rriten akoma më shumë vetëm gënjejnë. Po shumë, të dikosh më pak te dikush më pak. Normal ka edhe politika globale, e bëjnë të veten, ka ndiku edhe te ne shumë. Po e vërtet është se janë në atë niveli sikurse në Evropë, edhe pse atje sistem tjetër më mirë i kanë kushtet krejt standartet, por çka me bo, besoj se bëhet më mirë”

QYTETAR

“Po nuk e di, nuk vërehen se po ulen, në disa furra private ka ulje, ndërsa në markete jo. Gjikund po flitet se a është kjo në dëm të popullatës apo jo. Këtu ka shumë fajtor nuk është vetëm një, nga prodhuesit, tregtarët, qeveri që duhet të komandojë të tregoj se çfarë duhet dhe çfarë jo. Me këto paga mund të kalohet muaji, por jo mirë “

QYTETARE

“Çmimet e prodhimeve nuk janë të ulura, unë blejë çdo ditë buk, por çmimi nuk është ulur, pak është ulur çmimi i vajit, ndërsa çmimi i bukës dhe qumshtit nuk janë ulur”

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, së fundi ka deklaruar se nëse do të jetë e nevojshme do të ngrijë marzhat tregtare për tregtarët me shumicë dhe pakicë, sa i përket prodhimeve apo produkteve që kanë të bëjnë me produktet bazë ushqimore, të cilët edhe e kanë konsumin më të gjërë. Ai javë më pare ka deklaruar se do të ketë ulje të mëtutjeshme të çmimeve të këtyre produkteve.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

Story i mëparshëm

Ancelotti mendon për tjetër sukses me Realin

Story i radhës

Eugen Saraçini: Na presin angazhime e sfida të shumta

Të fundit nga