Eugen Saraçini: Na presin angazhime e sfida të shumta

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, uron vitin 2023 dhe me synime që Viti i Ri do të jetë edhe më i suksesshëm për komunitetin e hendbollit.

Saraçini shprehet se në vitin 2023, i presin sfida të shumta sidomos me kombëtaret.

“Po e lëmë prapa një vit të suksesshëm, me shpresë që viti i ri, 2023, të jetë edhe më i suksesshëm për të gjithë ne.

Së parë uroj shëndet e fat për ju e familjet e juaja, e po ashtu suksese në rrafshin personal e profesional. 

Na presin angazhime e sfida të shumta. 

Ngjarje të shumta për Kombëtaret dhe ekipet tona, aktivitete për federatën dhe shoqatat tona. 

Shikojmë para drejt arritjes në nivele të reja, gjithnjë e më të larta. Natyrisht me kontributin e secilit anëtar të familjes sonë të madhe.

Gëzuar”, ka shkruar Saraçini në profilin e tij në facebook.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

(VIDEO) Blerësit thonë se nuk ka ulje të çmimeve të ushqimeve bazë

Story i radhës

Nata e Vitit të Ri, klinikat me ekipe kujdestare

Të fundit nga