(VIDEO) Analistët në TV Shenja: Qeveritarët nuk duhet të habiten nga kriza aktuale

Ngritja çmimeve të produkteve ushqimore dhe derivateve të naftës, ishte tema kryesore që diskutua në emision debativ në televizionin Shenja,  me gazetarin ekonomik Goran Temenugov dhe analistin politik Besim Nebiu.

Gazetari Goran Temenugov, deklaroi se pushtetarët nuk do të duhej  të ishin të habitur me këtë gjendje krize, sepse kriza ka filluar që nga viti 2020. Sipas tij, nëse një person në Maqedoninë e Veriut merrë pagë 500 euro, ai për një muaj i harxhon 600 euro. Kjo lë të kuptohet se shumica e qytetarëve jetojnë me kredi.

 GORAN TEMENUGOV-GAZETAR EKONOMIK

 “Ne gjatë gjithë kohës jetojmë me kredi. Herën e fundit kur nuk kemi jetuar në kredi ishte viti 2005 dhe 2006 kur ministër i Financave ishte Nikolla Popovski. Atëherë  në njërin vit kishim suficit, ndërsa vitin e ardhshëm kishim deficit prej 17 milionë euro. Buxheti ishte 1 miliardë e diçka, 4 herë më i vogël se atëherë. Atëherë funksiononte shteti”.

Ndërsa, analisti politik Besim Nebiu, rritjen e gjitha produkteve e sheh tek ngritja e çmimeve të derivateve të naftës , i cili thekson se do të ishte mirë që Maqedonia e Veriut t’i mbajë nën kontroll çmimet e derivateve të naftës.

 BESIM NEBIU-ANALIST POLITIK

 “Unë mendoj se për Maqedoninë e Veriut do të ishte mirë se çmimet e derivateve që t’i mbajë nën kontroll. Jo me status rregullator por me ngrirje të çmimeve në një periudhë të caktuar, pasi që një numër i madh i çmimeve shokuese vjen nga rritja e çmimeve të derivateve”.

Sipas Temenugovit dhe Nebiut, masat që ishin të ndërrmara nga qeveria deri më 1 qershor, është dashur që të vazhdojnë edhe për disa muaj.

Samir Mustafa /SHENJA/

Story i mëparshëm

Ish-trajneri i Rashicës merr drejtimin e Monchengladbach

Story i radhës

Ukraina thotë se bisedimet nuk kanë kuptim derisa trupat ruse nuk tërhiqen

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish