Ukraina thotë se bisedimet nuk kanë kuptim derisa trupat ruse nuk tërhiqen

Ukraina hodhi poshtë të shtunën thirrjen e presidentit francez Emmanuel Macron për të mos “poshtëruar” Rusinë për hir të diplomacisë dhe tha se nuk ka asnjë kuptim të ketë negociata derisa forcat e Moskës të shtyheshen sa më shumë që është e mundur.

Macron, i cili ka vazhduar dialogun me udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt, ofroi të premten të ndërmjetësojë në luftë dhe paralajmëroi kundër poshtërimit të Moskës në mënyrë që të mbajë derën e hapur për një zgjidhje diplomatike.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba hodhi poshtë logjikën e Macron në Twitter, duke thënë se thirrje të tilla “vetëm mund të poshtërojnë Francën dhe çdo vend tjetër që e kërkon atë”.

“Sepse është Rusia ajo që poshtëron veten. Të gjithë më mirë të përqendrohemi se si ta vendosim Rusinë në vendin e saj. Kjo do të sjellë paqe dhe do të shpëtojë jetë,” tha ai.

I pyetur në lidhje me ofertën e ndërmjetësimit në televizionin kombëtar, këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak tha: “…Derisa të marrim armët në sasinë e tyre të plotë, derisa të forcojmë pozicionet tona, derisa t’i shtyjmë ato (forcat ruse) sa më shumë që të jetë e mundur në kufijtë e Ukrainës, nuk ka kuptim të zhvillohen negociata.”

Ukraina, e cila thotë se Rusia ka pushtuar tashmë rreth 20% të territorit të saj, tani po merr armë më të fuqishme nga Perëndimi.

“Forcat tona të armatosura janë gati të përdorin (armët e reja)…dhe më pas mendoj se mund të fillojmë një raund të ri bisedimesh nga një pozicion i forcuar,” tha të premten David Arakhamia, ligjvënësi ukrainas dhe anëtar i ekipit negociator .

Ndër të tjera, Shtetet e Bashkuara do t’i japin Ukrainës sisteme precize raketash HIMARS, duke e lejuar atë të godasë pozicionet ruse nga një distancë më e madhe./REL

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

(VIDEO) Analistët në TV Shenja: Qeveritarët nuk duhet të habiten nga kriza aktuale

Story i radhës

Rasti i parë i lisë e majmunëve në Kosovë?

Të fundit nga