Vidal: Nuk ka mbaruar asgjë

February 17, 2022
1 minut lexim

“Nuk ka përfunduar ende; do të japim gjithçka në ndeshjen e dytë”. Besojini thirrjes në Instagram të Arturo Vidal. I cili, në ndeshjen e “San Siros” kundër Liverpool-it, ishte ndër më të mirët në fushë, pavarësisht humbjes 2-0 të zikaltërve.

Angazhimi, soliditeti i madh, shpirti i lartë i garës ishin evidente në lojën e kilenit, i cili bëri të harrohej Nicolò Barella, i cili mungoi për shkak të skualifikimit. Një performancë që nxori në pah versionin më të mirë të tij, si luftëtar.

Në fund të ndeshjes, Arturo dha kushtrimin për të mos u dorëzuar. Për t’u luajtur mbetet edhe sfida e kthimit, e planifikuar për të martën e ardhshme, më 8 mars, në “Anfield Road”. Një ndeshje, ajo kundër skuadrës së Klopp, që premton të jetë një “mal” i vërtetë për t’u ngjitur nga zikaltrit.

Këto janë përshtypjet e ish-lojtarit të Juventusit dhe Bayern Munich, i cili përpiqet të japë arsye për shpresë:

“Betejën e parë e humbëm, por kanë mbetur edhe 90 minuta për të përmbysur gjithçka, për të marrë një fitore të madhe dhe për të qëndruar në garën e Champions-it. Ne do të japim jetën tonë për këtë; ia kemi borxh tifozëve tanë dhe këtij klubi të madh”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fyerja… ku qëndron ajo, në gojën e atyre që e thonë apo në veshët e atyre që e dëgjojnë?

Story i radhës

Salianji: Persona të shpallur në kërkim nga Spanja, përdoren nga PS për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit

Të fundit nga

ShkoLartë