Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë të ditur se veturat e ekipit të Kohës dhe e mediumit T7 në mëngjesin e sotëm janë gjetur tërësisht të demoluara.
Sipas AGK-së, në video shihen xhamat e thyer, gomat e shpërthyera e simbole nacionaliste të shënuara në veturë.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me pamjet e dhëna nga këto dy mediume, dhe u bëjmë thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit”, thuhet në reagim.
Tutje, AGK-ja i ka bërë thirrje organeve kompetente që të ofrojnë siguri për gazetarët që raportojnë në këto komuna, dhe t’i hetojnë me prioritet sulmet ndaj medieve që kanë ndodhur dje.
Kujtojmë se dje ekipet e disa televizioneve nga Kosova e Shqipëria janë sulmuar, ku vetura e TV Syrit është sulmuar edhe me plumba.