Veteranët protestojnë sërish para Kuvendit, policia blindon rrugët e Prishtinës

min lexim

Beteja e veteranëve të UÇK-së me Qeverinë në përpjekjen e tyre për t’u përfshirë në projektligjin që përcakton pagën minimale, duket se nuk ka përfunduar ende.

Në 09:30 veteranët kanë planifikuar mbajtjen e një “proteste gjithëpopullore” para Kuvendit dhe Qeverisë. Të indinjuar që deputetët të martën miratuan në parim projektligjin për caktimin e pagës minimale i cili i mënjanon ata, veteranët kanë paralajmëruar dalje masive në protestën e sotme.

Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka njoftuar në Facebook se do të ketë organizim me autobusë në mënyrë që protestës t’i bashkohen veteranët nga i gjithë vendi.

Çfarë është paralajmëruar?

I pyetur nga Express se si do ta mbajnë protestën, Klinaku ka thënë vetëm “shihemi në protestë”.

Nga kryesia dhe degët e OVL-së, ndërkaq, nuk e përjashtojnë aspak mundësinë e eskalimit.

Kryetari i degës së OVL-së së UÇK-së në Drenas, Enver Hajdari tha të mërkurën në Frontal të T7 se “çkado që ndodh, le ta mbajë përgjegjësinë qeveria aktuale që sot është në pushtet”.

“Ne po mundohemi që kontrolla mos të na dalë jashtë kontrollit dhe të ketë dalje masive. Është një e drejtë e jona të protestojmë, sepse qeveria ka bërë përjashtim”, tha ai.

Pak a shumë të njëjtën gjë e paralajmëroi edhe Metush Kryeziu, anëtar i Kryesisë së OVL-UÇK-së

“Sipas informatave që i kam, të gjitha degët janë duke punuar në terren. Ta shohim situatën. Mirëpo kjo përgjegjësi i bie Qeverisë çkado që do të ndodhë”, tha ai të martën në Frontal.

I pyetur se çka mund të ndodhë në protestë, Kryeziu tha:

“Ta shohim. Në ato rrethana mund të eskalojë edhe situata sepse veteranët janë në gjendje të rëndë”.

Me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së protestës së lajmëruar sipas ligjit mbi tubimet publike nga Veteranët e UÇK-së, Policia e Kosovës ka bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore.

Policia po ndërmerr masat e nevojshme preventive, operative policore për të siguruar që mbarëvajtja e tubimit/protestës të kalojë pa ndonjë incident, që pjesëmarrësit në protestë të shprehin qëllimin e tyre në mënyrë demokratike dhe në suaza ligjore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Alarm për bomba në disa shkolla në rajonin e Gjilanit

Story i radhës

Kokainë nga Brazili në Shqipëri/ Arrestohet administratori i firmës që porositi ngarkesën me mish pule ku u gjet droga, në pranga edhe…

Të fundit nga