Vetëm në këtë mënyrë serbët bëhen pula Shumadije

min lexim

Politika e Kosovës do jetë e sukseshme atëherë kur do të bëjnë politike të njëjtë sikurse të serbëve të Vuçiqit, serbët kërkojnë Veriun e Mitrovicës dhe asociacionet serbe, kosovarët  le të kërkojne Nishin e Sanxhakun e Idriz Seferit! 

Nuk shkon ndryshe, sa më shumë që provokojnë e kërkojnë serbët, dyfyshë më shumë duhet provokuar e kërkuar edhe Kosova Serbinë! Teoria politike ka treguar se në të shumtën e rasteve gjuha e inateve  shtetërore ka dalur më e sukseshme sesa gjuha politike e diplomatike shtetërore.

Njëherë e përgjithmonë duhet ditur se suksesi kundër serbëve vjen me ofanzivë e me kundërveprime të njëjta politike e mediatike. Nëse Serbia sulmon politikisht Kosovën, pse jo dhe Kosova mos të përdorte reciprocitete kundërsulmesh të trefishta politike ndaj Serbisë. 

Vetëm në këtë mënyrë serbët bëhen pula Shumadije.

Inferioriteti ndaj serbëve çdoherë na ka dëmtuar rëndë. Tani më s’ka frikë e brengë për shqiptarët që kanë dy shtete, dy presidentë, dy qeveri, dy ushtri, dy diplomaci, inferioritetin duhet hedhur te serbët e jo te ne. Turpi më i madh i shqiptarëve është t’i tremben Serbisë së drobitur, të dobët e të urrejtur nga gjithë fqinjët e saj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shaqiri: Vendimtare për mësim me prezencë fizike ishte rekomandimi i KSI-së

Story i radhës

Nëna amerikane dërgoi foshnjën e vdekur të mjeku duke u shtirur kinse është gjallë – i bëri makijazh për t’ia mbuluar mavijosjet

Të fundit nga