Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
Vetëm nderi, respekti i ndërsjellë, bashkon dhe nxjerr në pah, fuqinë intelektuale dhe financiare të shqiptarëve – Gazeta.mk

Vetëm nderi, respekti i ndërsjellë, bashkon dhe nxjerr në pah, fuqinë intelektuale dhe financiare të shqiptarëve

min lexim

Jo vetëm në festat kombëtare, fetare dhe në ndërrimin e motmoteve, mirëpo ç’doherë, duke filluar nga aty ku jetoni, rrugës, në punë, gjatë blerjes, furnizimit me ushqim në dyqane, aktiviteteve të ndryshme dhe sidomos në rrjete sociale; shprehja e një grimë “Empatie” është nismë dhe njëkohësisht, ndjenjë e mirë për tjetrin.

Aftësia për t’i parë gjërat nga këndvështrimi i tjetrit është “Empati e thellë”.

Vetitë e karakterit, ose bindjet që e shtyjnë secilin njeri me mendje të shëndoshë, të veprojë, të sillet a të mendojë në një mënyrë të caktuar dhe me ndjesi të mirëkuptimit për tjetrin është prirje për “Empati”.

Disa nga shqiptarët e “Dardanisë Antike” dhe tani e një kohë, madje në muajin e ardhshëm e festojnë 15 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë të Kosovës, nuk kanë mundur ende t’a kuptojnë Lirinë!

Kuptimi i Lirisë.

Dëshira madhore për të qenë të lirë dhe liria si realitet, shpeshherë mund të prodhojnë edhe ndonjë efekt, të kundërt anësor!

Unë mendoj; se liria si ide njëmend krijon segment që ka një kah të caktuar, apo vektor paralel të cilët na vënë në lëvizje, mirëpo liria në realitetin praktik mund të prodhoj situata konkrete, përgjegjësinë që shumica e njerëzve e pranojnë me ankth, ose janë të frikësuar ta marrin përsipër.

P.S

Njerëz të shumtë e duan, dëshirojnë lirinë edhe madje, pa e pasur idenë se çfarë në të vërtetë po kërkojnë, qoftë për arsye keqkuptimi ose injorance. 

Pastaj, kur liria nga ideja bëhet realitet, fillojnë të shfaqen probleme të shumta në mes njeriut dhe lirisë, sepse njeriu tani mendon se me lirinë ka të drejtë të sillet si të dojë, të veproj si të dojë, pa e lodhur trurin, mendjen se mund t’ia shkelë lirinë dikujt tjetër. 

Ndonëse liria, praktikisht si vlerë fundamentale të saj e ka përgjegjësinë. 

E gjithë kjo marrëdhënie do të prodhojë, një sjellje të shoqërisë thuajse të çorientuar, deri në anarki e që mund të përcillet në shoqërinë tonë!

Të gjithë njerëzit thuajse, që kanë kaluar nëpër një traumë kolektive të shoqërisë, mund t’a kenë shumë të vështirë ta kalojnë me lehtësi gjendjen post-traumatike, nëse nuk ka trajtim të sinqertë të gjendjes së saj. 

Lirisht mund të thuhet se; në secilën shoqëri të pasluftës jo vetëm tek ne, traumat e luftës, shkaktojnë përqarje dhe ndarje të shumta midis shoqërisë!

Përderisa, thuajse ç’doherë apo shpeshherë, shohim, rrugës për në punë, gjatë blerjes, gjatë ecjes, gjatë pritjes për ndonjë shërbim, gjatë garës në sport, kultur apo politik, gjatë udhëtimit për pushime, gjatë ngasjes në trafik, etj, etj…., egoist të tepruar – njerëz me Ego të tepruar, atëher ka edhe shumë pak Empati.

Egoja është bërë trend i tufës, mjerisht!

Tufa, shumica egoist të tepruar dhe të habitur për të shiquar para vetes, anash dhe për të ndjerë atë që të tjerët e përjetojnë, fatkeqësisht nga sistemi i ndërtuar mbrapsht dhe injorues.

Egoja e tepruar, interesi financiar, injoranca, xhelozia dhe imitimi i tjerëve, janë faktorët kryesor pse shqiptarët, s’mund t’i bashkojnë forcat madje as edhe për qëllime madhore kombëtare.

Story i mëparshëm

​Më shumë se 45.000 kalime të paligjshme të Kanalit Anglez në 2022

Story i radhës

Qytetarët kërkojnë rregullim të trafikut, më shumë parqe e gjelbërim

Të fundit nga