Vetëm 62 padi për korrupsion, KLSH raporton në Kuvend: Dëmi 615 milionë euro

May 31, 2022
1 minut lexim

Në një kohë kur Shqipëria renditet një ndër vendet me nivelin më të lartë të korrupsionit, vetëm 62 zyrtarë të niveleve të ndryshme janë kallëzuar penalisht vitin e kaluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzime dhe mashtrime me pronën publike.

Kreu i këtij institucioni Arben Shehu nga Komisioni i Ekonomisë ka bërë apel që të të merret parasysh zbatimi i rekomandimeve të lëna për parandalimin e dëmeve financiare.

“Jo vetëm në kallëzime, por atë çfarë duhet të jetë. Roli parandalues shumë më shumë se ndëshkues. Ne do të duhet të ndryshojmë mënyrën se si ju sugjeroni, falë konstatimeve që bëni gjatë punës tuaj të auditimeve. Çfarë ndryshimesh duket të ketë, edhe në ligjin e prokurimit publik për të përmirësuar procedurat aktuale, si është rritur eficenca e parave publike dhe ata persona që shkaktojnë dëm të jenë para drejtësisë.” 

Vitin e kaluar dëmi ekonomik në buxhet sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit llogaritet në 615 milionë euro. Janë mbi 4 200 rekomandime që institucioni më i lartë auditues ka adresuar për institucionet publike në të gjithë vendin, ku pjesa më e madhe e tyre përfshijnë masa disiplinore e administrative, por edhe rekomandime për përmirësime ligjore.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Seferaj largohet nga Feronikeli

Story i radhës

​“Girls Tech”, 15 maturante po trajnohen në fushën e TIK-ut në KEDS

Të fundit nga

ShkoLartë