Vetëm 579 vaksina anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

February 20, 2022
1 minut lexim

579 vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH kanë treguar se numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 1 milion e 807 mijë e 323.

813 mijë e 99 persona janë vaksinuar me dy doza të vaksinës, ndërsa 95 mijë e 935 me dozën e tretë dhe atë përforcuese.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 579 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.323 doza të vaksinës. Deri më sot 813.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 95.935 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Basha thirrje SPAKU-t: Mos u intimido nga presioni i Edi Ramës

Story i radhës

ASH- ja mbështet protestën kundër lojrave të fatit

Të fundit nga

ShkoLartë