ASH- ja mbështet protestën kundër lojrave të fatit

Aleanca për Shqiptarët do të përkrahë protestën kundër hapejs së Kazinos tek çerdhja “Rinia” në Tetovë, thanë sot nga kjo parti. Deputeti Adnan Neziri, tha se lufta institucionale do filloj duke dorëzuar amandamente nga ASH-ja për ndryshimin e ligjit për lojra të fatit.

“Aleanca për Shqiptarët mbetet konfistente në qëndrimin kunder hapjes së kazinove dhe lojrave të fatit në vendet e banuara dhe në afërsi te institucioneve arsimore fetare edukative dhe institucineve. Kjo protest dhe kjo dikuri negative është obligim për të gjithë ne që të parandalojm dekardimin dhe devijimin e fëmijve dhe familejve tona. Deputetët e ASH do të vijojn edhe betejen institucionale për të ndryshuar ligjin për lojrat e fatit. Ditët në vazhdon do të dërzojm edhe amandamentet tona për të larguar kazinot dhe bixhozin” – tha Deputeti i ASH-së, Adnan Neziri.

Ditë më parë nga Levizja Anti Bixhoz thanë se ndjehen të zhgënjyer dhe të tradhtuar dhe pa asnjë përkrahje nga politika e vendit. Ata kërkuan nga ato që të kontribuojnë për sjelljen e një ligji për lojrat e fatit, e jo ti përkrahin ato.

Protestën kundër hapjes së Kazinos tek çerdhja “Rinia” do ta përkrah edhe komuna e Tetovës, Levizja Anti Bixhos dhe shumë shoqëri jo qeveritare.

Protesa do mbahet ditën e martë duke filluar nga ora 14:00 tek Çerdhja Rinia.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vetëm 579 vaksina anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

Story i radhës

Mediat bullgare: Mbi 86 mijë maqedonas kanë shtetësi bullgare

Të fundit nga