Fillimi i sulmeve të aleancës së NATO-së, kundër pikave të ushtrisë dhe policisë serb në Kosovë e Jugosllavi (Serbi e Mal të Zi), me 24 mars të vitit 1999 e deri në përfundimin e tyre në qershor po të vitit 1999, është koha kur është kryer gjenocidi me i madh i shtetit, popullit dhe kishës serbe kundër shqiptarëve të Kosovës.
Sulmet e NATO-së ishin të mirëpritura nga shqiptarët e Kosovës, por kjo ndikoj që forcat ushtarake dhe policore serb të ndërmarrin ofensiva të mëdha kundër shqiptarëve të Kosovës, duke vrarë e masakruar me qindra shqiptar të moshave të ndryshme, plaçkitur e djegur pothuajse gjithçka.
Vrasjet e shqiptarëve u bene me plane shtetërorë dhe me bekime nga Kisha ortodokse serbe, e të zbatuara nga ushtria dhe policia e rregullt serbe.
Por çka ka bere shteti i jonë që nga përfundimi i luftës çlirimtare në argumentimin e gjenocidit serb në Kosovë të kryer gjatë periudhës 1998-1999?
Asgjë! E çka duhet shteti ynë të bëj?
Duhet shumë punë, ekipe profesionale të përberë nga: historianë, juristë, ekonomistë, pastaj ekspert të forenzikës dhe kulturës, që të kryhen hulumtime në teren, dhe të mbledhin gjitha faktet e dëshmitë për gjenocidin e kryere nga serbet.
Krahas kësaj, duhet shtuar një kujdes të veçantë mbledhjes së dëshmive të dëshmitarëve të cilët kanë shpëtuar nga masakrat e që ende janë gjallë, dhe mbi bazë e krejt argumenteve të mbledhura të nderohet dosja: “Gjenocid serb në Kosovë 1998-1999”.
Nëse edhe për një periudhë me së largu deri në pesë (5) vite, nuk arrihet që të ndërtohet dosja me dëshmi, fakte dhe argumente të ndryshme për gjenocidin serb në Kosovë në periudhën 1998-1999, shteti dhe institucionet e vendit tonë, do ta kenë të vështirë që në një të ardhme të kenë të gatshme dosjen me dëshmi e fakte për gjenocidin serb në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.
Dr.Shkodran Imeraj
Bashkëpunëtor shkencor në Departamentin e Historisë Bashkëkohore të Institutit të Historisë në Prishtinë